GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

SHBA-të dhe aleatët takim për nevojat ushtarake të Ukrainës pas thirrjeve të Zelenskyt

18:50 - 15/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-të dhe aleatët takim për nevojat ushtarake të Ukrainës pas thirrjeve të Zelenskyt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmi i Rusisë në Ukrainë ndodhet në një pikë kritike ndaj Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk duhet ta humbasin përqendrimin në konfliktin e gjatë tre mujor, tha të mërkurën Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, gjatë një takimi në Bruksel me pjesëmarrjen e një numri të madh ministrash të mbrojtjes.

Takimi, krahas ministerialit të Mbrojtjes të NATO-s, u përqendrua tek furnizimet me armë për Ukrainën. Kjo është hera e tretë, që grupi me pjesëmarrjen e afro 50 vendeve, takohet për të diskutuar dhe koordinuar ndihmën për Kievin. Takimi i mëparshëm, ishte zhvilluar në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, në muajin prill.

Ukraina ka nevojë për 1,000 armë artilerie të rëndë, 500 tanke dhe 1,000 dronë, krahas armatimeve të tjera të rënda, tha të hënën këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak. Vendet perëndimore kanë premtuar armë të standardeve të NATO-s, përfshirë raketa të përparuara të prodhimit amerikan.

Por dislokimi i tyre kërkon kohë dhe Ukraina ka nevojë për furnizime të vazhdueshme, para se të fillojë të përdorë sistemet e reja, ndërsa arsenali i armëve dhe municioneve të epokës sovjetike, pakësohet.

“Nuk e kemi luksin të ulim ritmin. Rreziqet janë shumë të mëdha“, tha zoti Austin në fillim të takimit në Bruksel. Ne duhet të intensifikojmë angazhimin tonë të përbashkët për vetëmbrojtjen e Ukrainës dhe duhet ta nxisim veten edhe më shumë për t’u siguruar që Ukraina të mund ta mbrojë veten, qytetarët dhe territorin e saj”.

Para fillimit të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se aleatët do të vazhdojnë ta furnizojnë Ukrainën me artileri të rëndë dhe sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi dhe se ai pret që ata të bien dakord për një paketë të re ndihmash për Kievin, gjatë takimit të NATO-s që mbahet po këtë muaj.

“Ndonjëherë këto përpjekje kërkojnë kohë. Kjo është pikërisht arsyeja se pse është e rëndësishme që të kemi një takim si ky i sotmi. Për t’u takuar me përfaqësuesit e Ukrainës, për të identifikuar sfidat dhe çështjet që ata do të donin të ngrinin me ne.”/VOA

Etiketa: Edi RamaLuftashabUkraine

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Para
Histori për telenovela, ylli i Brazilit ia dredh gruas dhe deklaratat janë “wow”

Histori për telenovela, ylli i Brazilit ia dredh gruas dhe deklaratat janë “wow”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com