GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Shefi’ i policisë mori 2 mijë euro për të liruar të arrestuarin

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Shefi’ i policisë mori 2 mijë euro për të liruar të arrestuarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një oficer i policisë gjyqësore është vendosur në pranga pasi i mori një shumë prej 2000 eurosh një të burgosuri, në këmbim lirimin e tij nga qelitë.

Hetimet nisën ndaj efektivit Sokol Canameti nisën më 31 tetor të vitit të kaluar dhe pas përfundimit të hetimeve GJKKO vendosi më 7 prill 2023 masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj zyrtarit të policisë për veprën penale “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ndërsa ekzekutimi i masës së sigurisë u krye sot (9 prill).

Dyshohet se oficeri i policisë gjyqësore duke ushtruar presion ndaj të arrestuarit për drogë, 22 vjeçarit me iniciale E. K., i ka kërkuar këtij të fundit shumën prej 2000 euro në këmbim të lënies të lirë, duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë.

I arrestuari ka njoftuar babain e tij, 51 vjeçarin F. K., në lidhje me situatën dhe pasi ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh, nëpërmjet njohjeve të tij, ja kanë dhënë efektivit Sokol Canameti rreth orës 17.30-20.00 të datës 10 tetor 2022.

Ndaj baba e bir është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim.

Njoftimi  i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 181 datë 31.10.2022, procedim i regjistruar mbi bazën e materialit referues të dërguar nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se personi nën hetim S. C., me detyrë oficer i policisë gjyqësore, ka konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, pasi zyrtari i policisë gjyqësore, i hetuari S. C., duke ushtruar presion ndaj të arrestuarit E. K., i ka kërkuar këtij të fundit shumën prej 2000 euro në këmbim të lënies të lirë, duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë.

I hetuari E.K., ka vënë në dijeni menjëherë të jatin, të hetuarin F. K., i cili nëpërmjet njohjeve të tij, pasi ka siguruar shumën prej 235.000 lekësh, ja kanë dhënë të hetuarit S. C. rreth orës 17.30-20.00 të datës 10.10.2022. Me veprimet e tyre shtetasit E. K. dhe F. K. dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprës penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.30 datë 07.04.2023 ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për shtetasin:

  • S. C., i dyshuar për veprën penale “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga Neni 319/ç të Kodit Penal.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, ekzekutoi në datën 09.04.2023 masën e sigurimit të caktuar me vendimin nr.30 datë 07.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë

 

Etiketa: euroKryesore1lioriPolic

Lajme të lidhura

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë
Aktualitet

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë

10:34 - 29/10/26
Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren
Aktualitet

Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

10:25 - 29/10/26
Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin
Aktualitet

Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

10:13 - 29/10/26
Para
Shpërthim në fabrikë, zjarri “pushton” Hamburgun

Shpërthim në fabrikë, zjarri “pushton” Hamburgun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë
Aktualitet

Berisha u kthehet deputetëve të PS: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë

10:34 - 29/10/26

  Kreu i PD-së Sali Berisha në nisjen e seancës së sotme me tensione në parlament, mbajti një fjalim ku...

Lexo më shumë
Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

10:25 - 29/10/26
Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

Plumba gome dhe gaz lotsjellës italian për të shtypur protestat kundër Ramës, kërkohet interpelancë me Melonin

10:13 - 29/10/26
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

Firmoset urdhri i transferimit edhe për Ergys Agasin, por mbahet sekret burgu ku do të vendoset

09:59 - 29/10/26
Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri: E papranueshme!

Rama u rrit pagat efektivëve, tjetër shpërblim pas dhunës policore ndaj protestuesve

09:55 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com