GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shefi i zbulimit ushtarak amerikan: Putini nuk mund të arrijë objektivin në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Shefi i zbulimit ushtarak amerikan: Putini nuk mund të arrijë objektivin në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Problemet me të cilat po përballet së fundmi Rusia në Ukrainë, tregojnë se në këtë pikë që kanë mbërritur gjërat, forcat e saj janë të paaftë për të arritur qëllimin fillestar të presidentit Vladimir Putin për pushtimin e vendit, tha të premten shefi i zbulimit të Pentagonit.

“Po mbërrijmë në një pikë kur zoti Putin do të duhet të rishikojë objektivat e tij lidhur me operacionin në (Ukrainë)”, tha gjeneral-lejtnant Scott Berrier, shef i zbulimit ushtarak amerikan gjatë një konferencë mbi çështje të zbulimit e sigurisë kombëtare shumë pranë Uashingtonit. “Aktualisht është mjaft e qartë se ai (Putini) nuk do të jetë në gjendje të realizojë atë që synoi në fillimet e operacionit”, shtoi ai.

Presidenti Putin sulmoi Ukrainën më 24 shkurt me synimin sipas zyrtarëve amerikanë për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi. Që në fillim të luftës forcat ukrainase arritën ta ndalin një pushtim të Kievit.

Rusia pësoi një tjetër goditje të madhe javën e kaluar, falë një kundërofensivë ukrainase që i detyroi trupat e saj të tërhiqen nga pjesa më e madhe e verilindjes së vendit.

“Rusët planifikuan një pushtim, por janë detyruar të zmbrapsen”, tha zoti Berrier, duke përmendur gjithashtu dhe hezitimin e zotit Putin për të mobilizuar plotësisht forcat ruse në luftë.

Presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të administratës janë kujdesur që të mos e quajnë tërheqjen e fundit të Rusisë fitore të Ukrainës ose pikë kthese në luftë. Analistët paralajmërojnë se është e pamundur të parashikohet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen./VOA/

Etiketa: amerikanRusiashedizbulimit

Lajme të lidhura

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26
Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)

15:29 - 21/11/26
Melania Trump kritikon njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan: Ka shumë që i thonë vetëm ‘po’
Botë

Melania Trump kritikon njerëzit që rrethojnë presidentin amerikan: Ka shumë që i thonë vetëm ‘po’

15:14 - 21/11/26
Para
Bie dëbora e parë në Kroaci, ngrin veriu i vendit

Bie dëbora e parë në Kroaci, ngrin veriu i vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26

Hakerat kanë depërtuar në Qendrën Kombëtare të Informacionit për Krimin (NCIC) të FBI-së, bëjnë të ditur tre burime të njohura...

Lexo më shumë
Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

22:24 - 21/11/26
Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

22:13 - 21/11/26
Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

21:47 - 21/11/26
U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

21:40 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com