GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shefja e OBT e thotë hapur: Bota po rrëshqet drejt recensionit global

15:30 - 27/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shefja e OBT e thotë hapur: Bota po rrëshqet drejt recensionit global
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefja e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo-Iweala, ka thënë se beson që bota është duke rrëshqitur drejt një recesioni global, për shkak të krizave të shumëfishta.

Ajo ka bërë thirrje për politika radikale që do të nxisnin rritjen ekonomike.

Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Okonjo-Iweala ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë, ndryshimet klimatike, çmimet e ushqimit dhe energjisë, plus pasojat e pandemisë së koronavirusit, kanë krijuar të gjitha kushtet për recesion global.

“Tani na duhet të parashikojmë se si duket një recesion në ardhje”, ka thënë ajo para një forumi publik në Gjenevë.

“Mendoj se është recesioni global. Mendoj se po rrëshqasim drejt tij. Mirëpo në të njëjtën kohë neve na duhet të nisim të mendojmë për rimëkëmbje. Ne duhet të punojmë në rritje”.

“Kemi tronditje të sigurisë, tronditje klimatike, të energjisë dhe të çmimeve të ushqimit. Të gjitha këto po na godasin në të njëjtën kohë, andaj nuk jemi në situatë normale”.

Okonjo-Iweala ka thënë se bankat qendrore duhet të përcaktojnë nëse inflacioni është duke u shkaktuar nga kërkesa e madhe, apo nga rritja e çmimeve, që lidhet me problemet në zinxhirin e furnizimit.

Okonjo-Iweala ka thënë se shqetësimi i saj kryesor lidhet me garantimin e sigurisë ushqimore, të përcjellë nga qasja në energji.

“Ideja e të mos pasurit ushqim të mjaftueshëm është çka më shqetëson mua më shumë”, ka thënë ajo.

Shefja e OBT-së ka theksuar se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë ulur pritshmëritë për rritje ekonomike globale dhe se situata “nuk po duket mirë”./ REL

Etiketa: Boteobtshefja

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Rusët i largohen mobilizimit, gjejnë “shpëtim” në Gjeorgji

Rusët i largohen mobilizimit, gjejnë “shpëtim” në Gjeorgji

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’
Breaking Views

Me fonde 900 mijë euro, gjobë 1 mijë euro- Ja pakti PS-PD për projektligjin ‘financimi i partive’

12:30 - 04/04/26

Mazhoranca dhe opozita njoftuan të martën konsensusin politik të arritur në hartimin e një draft-projektligj për financimin e partive në...

Lexo më shumë
Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com