Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar për përplasjen e Erion Braçes me mazhorancën lidhur me Reformën Territoriale, duke e cilësuar atë si një përplasje të inskenuar që, sipas tij, mund të zbulohet nga votimi në Kuvend.
Shehaj tha se qëndrimi i Braçes do të provohet në momentin e votimit, pasi shumicës i nevojiten 84 vota për miratimin e reformës, ndërsa aktualisht disponon 85.
“Tani e vërteta është që do ta zbulojmë shumë shpejt. Që kjo është e gjitha një lojë. Ramës i duhen 84 vota për të kaluar reformën territoriale. Ndërkohë ka 85. Por ka një mundësi që Braçe mos ta votojë reformën territoriale dhe kjo varet nga pjesëmarrja apo jo e Belinda Ballukut në Parlament”, deklaroi Shehaj.
Sipas tij, mungesa e Belinda Ballukut në Kuvend do ta vendoste Braçen përballë nevojës për të votuar pro reformës, nëse mazhoranca do të kërkonte të siguronte numrin e nevojshëm të votave.
“Belinda Balluku nuk vjen prej kohësh në Parlament që kur SPAK-u kërkoi arrestimin e saj. Tani në rastin konkret mazhoranca ka nevojë për votën e Belinda Ballukut, se pa votën e Ballukut, Braçe do të detyrohej të votonte dhe të zbulonte të gjithë lojën e ngritur nga Edi Rama”, tha ai.









Discussion about this post