GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi: Derbi është në vete një trofe, momenti të rikthejmë entuziazmin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Orges Shehi për aludimet rreth aleancave: Në Shqipëri bishtit i vendosin bisht, Tirana ime nuk është për titull
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, para ndeshjes me Partizanin në derbi, ka deklaruar: “Rëndësia e derbit dihet, nuk ka lidhje aspak klasifikimi, se ku renditen të dyja skuadrat. Të dyja ekipet kanë dy kampionate, brenda një kampionati. Është trofeu dhe vendi i parë, por është dhe derbi që është si një trofe. Do të jetë një ndeshje ndaj një rivali historik dhe do të bëjmë më të mirën tonë.”

“Këtë sfidë nuk jemi të plotë. Janë tre lojtarët tanë titullarë, janë tre lojtarë të rëndësishëm, por gjatë kampionatit ka pasur faza që kemi qenë dhe me kontingjent jo të plotë. Do të zbresim në fushë me një formacion që të bëjë më të mirën e tij me lojtarët që do të futen për të shkuar aty që këto mungesa të mos peshojnë shumë, por që dihen që janë mungesa të rëndësishme”, tha fillimisht Shehi.

“Tifozët kanë qenë dhe do të jenë arma më e fortë e këtij klubi dhe do të bëjmë maksimumin për të kënaqur ata. Ndeshjet e fundit nuk kemi qenë aty ku duhet dhe gjithmonë kur je në pozita të tilla dhe nuk kemi qenë në pritshmërinë e tifozëve.”

“Gjatë një kampionati ka momente të mira dhe të këqija. Nuk kemi pasur momente të këqija, normalisht që këto javët e fundit nuk kemi qenë aty ku duhet ku ka shumë faktorë që ndikojnë. Nuk ka më mirë sesa një sfidë derbi që rikthejmë entuziazmin dhe dëshirën që kanë qenë pikat që na kanë munguar këtë periudhë.”

“Rrallë herë ka ndodhur në këtë kampionat që në çdo ndeshje radhazi ne pësojmë gol. Kjo nuk është gjë e mirë dhe do të punojmë në aspektin psikologjik që skuadra të mos humbasë përqendrimin. Ne përballë do të kemi një kundërshtar që është historik dhe përqendrimi nuk besoj se do të mungojë te lojtarët, por nuk dua të udhëhiqemi nga doza emocionale që pastaj të na bëjë ‘të nxehet koka’.”

“Seferi po zhvillon një volum të madh gjatë ndeshjes. Nuk ka shënuar, por po punon shumë për skuadrën dhe kjo e fundit duhet të punojë shumë që ta nxjerrë në pozicion në shënimin. Na mungon Devid De Silva që është sulmuesi kryesor. Xhixha ka pasur problemet e veta dhe nuk e kemi aktivizuar që nga fillimi. Shpresoj që nesër sulmi ynë të rikthehet te goli dhe ta marrë skuadrën përdore”.

“Në përballjen me kundërshtarin tonë historik këtë sezon jemi me dy fitore dhe një barazim dhe shpresojmë që këtë ecuri ta vazhdojmë dhe nesër”, përfundoi Shehi.

Etiketa: orges shehiTirana

Lajme të lidhura

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj
Sport

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij
Sport

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26
Para
Vidhnin biçikletat në Tiranë, i shisnin në Milot, kapen autorët

Testi i drogës bën kërdinë, arrestohen dy shoferë nën efektin e drogës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com