GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi: Duam fitoren ndaj Dinamos për të shkruar historinë. E ardhmja? Firma është vetëm formalitet

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehi: Dua forcë karakteri, Kukësi ekip i fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana do të përballet me Dinamon në derbin që do të luhet në “Selman Stërmasi”, ditën e shtunë.

Një përballje ku të dyja ekipet luajnë për te respektuar kampionatin, pasi bardheblutë e Orges Shehit tashmë janë shpallur kampion prej disa javësh, ndërsa nga krahu tjetër të besuarit e Rodolfo Vanolit kanë rënë në Kategorinë e Parë.

Trajneri i kampionëve, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, për të folur për duelin me Dinamon, ndërsa kërkon që të mbyllë këtë sezon pa humbje në derbi.

Ndeshja ndaj Dinamos- “Nuk mund të ketë vlerën që ka pasur gjithmonë, për shkak dhe të objektivave që ne i kemi arritur, por dhe fatkeqësisht Dinamo, që është një emër i madh ka zbritur një kategori më poshtë, por që gjithsesi mbetet derbi. Një ndeshje që ka rëndësi. Është derbi i fundit i këtij sezoni dhe duam që të jemi gjithmonë serioz. Duam të jemi gjithmonë fitues. Është një derbi që hyn në histori, sepse çdo gjë është e shkruar dhe ku ka më mirë se sa të shkruash historinë pa asnjë derbi të humbur. Me aq sa mendoj unë Tirana ka tre derbi, dy të qytetit dhe një të futbollit shqiptar me Vllazninë”.

Do të kemi rotacion? “Rotacionin jemi munduar që ta bëjmë pak, por edhe kontigjenti i lojtarëve s’është se s’ka luajtur. Lojtarët janë të gjithë të gatshëm. Hoxhallarin do të mundohemi ta lëmë në stol, për t’i dhënë hapësira të tjerëve. Por do të ketë dhe 2-3 lojtarë të rinj”.

E mbaruar puna e Shehit me Tiranën? “Mendoj që është vetëm çështje firme, çdo gjë është dakord në parim dhe firma është vetëm formalitet dhe besoj se ajo në ditët në vijim do të përfundohet”.

Lojtarët do të kërkojnë pushim? “E thashë dhe pas ndeshjes me Vllazninë, që duhen përgëzuar lojtarët sepse e kanë arritur objektivin kryesor dhe janë mjaft serioz edhe në stërvitje dhe në ndeshje. Sigurisht që disa lojtarë i kemi lënë pushim sepse do të grumbullohen me ekipin Kombëtar dhe me U21. Jemi mundur që këtë periudhë t’i japim lojtarëve nga dy ditë pushim që të qetësohen. Edhe pse objektivi ka mbaruar jemi munduar të japim impenjimin maksimal në çdo ndeshje futbolli”.

Ka nisur puna për Europën? “Është mentaliteti i një skuadre që kërkon të jetë dominante. Sigurisht që puna ka filluar dhe për fat të mirë që vjet që kemi ndërtuar një skuadër që të kemi element që të kenë kontrata afatgjatë. Klubi ka filluar bisedimet një nga një për rinovim si rasti i Filipit. Në ditët në vijim do të rinovohen dhe lojtarë të tjerë. E rëndësishme që është që një skuadër të ketë boshtin. Ka dhe lojtarë të tjerë që të afrojmë në gjirin tonë. Kemi negociuar dhe këto kohë presim një përgjigje. Lojtarët që kemi biseduar duhet të vendosin shpejt”, u shpreh Shehi.

Etiketa: Derbi me Dinamonorges shehiTirana

Lajme të lidhura

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos
Sport

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet
Sport

Botërori me Shqipërinë, pozicionet në fushë dhe rikthimi në Seria A! Alma Hilaj: Nëse kualifikohemi në ‘Brazil 2027’ ëndërra bëhet realitet

13:41 - 30/09/26
Para
Finalja e Conference League, Armand Duka tregon se kë nga skuadrat mbështet

Finalja e Conference League, Armand Duka tregon se kë nga skuadrat mbështet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com