GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi: Fokusi ynë është përballja me Teutën, kemi disa mungesa ndaj durrsakëve

11:56 - 03/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehi: Dua forcë karakteri, Kukësi ekip i fortë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana do të përballet me Teutën në sfidën e javës së 32-të të kampionatit shqiptarë, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 16:45.

Në konferencën për shtyp, tekniku i kryeqytetasve, Orges Shehi foli për këtë përballje, teksa theksoi se fokusi i skuadrës së tij është tek ndeshja me durrsakët.

Tekniku bardheblu ndër të tjera theksoi se do të ketë disa mungesa ndaj djemve të detit, pasi Nuriu, Bytyqi dhe Devid nuk do jenë gati, me këtë të fundit që u dëmtua në Laç.

 “Duhet të futemi nesër në fushë për të shkuar te fitorja.  Të fokusohemi te 90 minutëshi. Nuk jemi të plotë. Mungon Devid për shkak të dëmtimit që pësoi në Laç, Xhixha nuk është akoma në maksimumin e tij. Mungojnë edhe Nuriu e Bytyqi”.

“Sigurisht që vështirësi ka për ta motivuar ekipin. Ka qenë një periudhë, që pas një kampionati të mirë që kanë bërë të gjithë lojtarët, shumë lojtarë kanë oferta. Kjo i pështjellon pak ata. E kam thënë edhe më parë që edhe distanca e pikëve e ul përqendrimin”.

“ I kam kërkuar skuadrës, që pas humbjes me Laçin, të mos mendojë për asgjë tjetër, të mos ketë asnjë lloj shpërqendrimi, por vlerësim maksimal te sfida e nesërme. Është një ndeshje e rëndësishme për t’u kthyer aty ku duhet”.

“Kampion ndaj kampionëve të vjetshëm? Është një moment që e bën emocionues dhe shpresojmë të kemi fat. Është diçka e bukur nëse e sigurojmë titullin përballë skuadrës kampione”.

“E ardhmja? Nuk mendoj se duhet të fokusohemi te kjo. E thashë edhe më parë, kjo periudhë, kjo distancë e pikëve, shpërqendrimi, ndoshta edhe duke menduar për të ardhmen kur akoma nuk ka përfunduar e tashmja, na ka bërë që të ulim marshin dhe ritmin. Kur them për skuadrën që nuk duhet të mendojë gjëra të tjera, brenda saj jam edhe unë, pasi jam i pari i skuadrës që duhet të jem i fokusuar dhe ta përcjell te pjesa tjetër. Nuk ka asgjë urgjente për të parë për të ardhmen, pa përfunduar e tashmja”, ka përfunduar Shehi.

Etiketa: orges shehiTeutaTirana

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Frederik Ndoci: Eurovizioni kërkon lekë për të ngjitur Shqipërinë në kategori

Frederik Ndoci: Eurovizioni kërkon lekë për të ngjitur Shqipërinë në kategori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com