GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi: Jemi më të fortët. Shtyrja e kampionatit na…

21:53 - 09/08/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Shehi: Jemi më të fortët. Shtyrja e kampionatit na…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i KF Tirana, Orges Shehi është i bindur se Ilion Lika është i duhuri për të mbrojtur portën derisa të kthehet Gentian Selmani. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Shehi pranoi se shtyrja e kampionatit ngatërron pak planet e tij për javën e parë. Qartëson se Tirana do të luajë dy miqësore, si dhe deklaron se bardheblutë janë ekipi për t’u mundur këtë sezon. Këtë e bazon tek organika dhe paraqitja që bëri skuadra e tij në Europë, ndaj Dinamos së Batumit dhe Beshiktashit.

 

Zoti Shehi, Europa mbaroi për Tiranën. Në momentin që prisnit të fillonte kampionati është vendosur shtyrja me një javë. Keni një vlerësim për këtë fakt? 

Europa mbaroi. Ne si skuadër ishim përgatitur që kampionati të niste më 19 gusht. Na shtohet edhe një javë tjetër stërvitje. Për Tiranën do të ishte më mirë që kampionati të niste në datë tjetër. Në këto kushte do të na duhet të programojmë edhe një miqësore tjetër për të qenë gati më 26 gusht.

 

Meqë dolët te miqësoret. Me cilat skuadra do të luajë Tirana këto dy javë stërvitje?

Po kemi saktësuar dy miqësore para këtij kampionati. Kemi një miqësore me Vllazninë këtë javë dhe një me Elbasanin, javën e ardhshme.

 

Selmani është dëmtuar dhe operuar. Tani nuk do ta keni në ekip për shumë kohë. Tani çfarë do të ndodhë?

Për mendimin tim është fatkeqësi jona. Më vjen shumë keq për dëmtimin e Selmanit. Shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt. Pas operacionit kam bërë një bisedë të gjatë. Gjithçka ka shkuar shumë mirë. Deri të premten do të qëndrojë në spitalin ku ka bërë ndërhyrjen. Gjatë këtyre javëve do të shohim edhe për fazën e riaftësimeve ose kohën që duhet. Shpresojmë që të jetë sa më e pakët, pasi është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.

 

Tani me këtë problem, do të ndërhyhet në merkato apo do të vazhdohet me portierët që keni?
Personalisht nuk mendoj se duke pasur Likën një portier me eksperiencë, plus Kozin dhe Kirin, ne të hyjmë në merkato. Për të hyrë në merkato nuk duhet të nxitojmë, por do të shohim si do të shkojë gjendja e Gentit. Këto ditë mjekët do të na thonë sa është koha e riaftësimit. E thashë, kemi Likën në portë dhe për momentin nuk do të gjejmë zëvendësues për Gentin. Shpresojmë që ai të kthehet sa më shpejt dhe më i fortë.

 

Pas Beshiktashit thatë që steka u rrit dhe dua që lojtarët të luajnë si ndaj turqve?

Tani kjo është puna më e vështirë në futboll. Për të mbajtur mentalitetin, ritmin, grintën e duhur përballë çdo lloj kundërshtari. Për trajnerët është kollaj që të përgatisë dhe karikojë skuadrën. Është një lloj ndeshjeje derbi. Këto ndeshje që do të na vijnë duhet të jenë me të njëjtën ritëm, grintë dhe dëshirë, që të përmirësohemi.

 

Tirana në letër është skuadra për t’u mundur këtë sezon. Po cilët janë kundërshtarët e Tiranës?

Ne kemi ndërtuar një skuadër shumë të mirë. Një skuadër me alternativa. Kemi marrë lojtarë që kanë cilësi dhe në letër jemi të fortë. E kemi treguar edhe në Kupat e Europës, ndonëse kishim në dispozicion shumë pak kohë. Shpresoj dhe besoj që aq më shumë kalon kohë aq më shumë ekipi lidhet. Konkurrentët tanë janë ata që dihen. Do të shohim se si do të ecë sezoni, pasi formati është ndryshe./PanoramaSport

Etiketa: KF Tiranaorges shehi

Lajme të lidhura

‘Çunat e Kombëtares na bënë krenarë’/ Berisha: Vetëm fitore e presin Shqipërinë tonë Madhështore
Sport

Nations League/ Kombëtarja e nis në shtëpi dhe e mbyll në transfertë, kuqezinjtë njihen me kalendarin e sfidave

12:48 - 13/02/26
Shorti i UEFA Nations League, Duka: Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit
Breaking Views

Shorti i UEFA Nations League, Duka: Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit

20:58 - 12/02/26
Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana
Sport

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

19:17 - 12/02/26
Para
RMV solidarizohet me Slloveninë, dërgon 100 pjesëtarë të ushtrisë në mision humanitar

RMV solidarizohet me Slloveninë, dërgon 100 pjesëtarë të ushtrisë në mision humanitar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 15-vjeçari; mes të plagosurve edhe një i mitur shqiptar
Aktualitet

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 15-vjeçari; mes të plagosurve edhe një i mitur shqiptar

23:39 - 13/02/26

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e...

Lexo më shumë
Tenderi i KESH që çoi Benet Becin nën akuzë kushtoi 700 mijë euro/ SPAK: Ja si ndikoi biznesmeni

Tenderi i KESH që çoi Benet Becin nën akuzë kushtoi 700 mijë euro/ SPAK: Ja si ndikoi biznesmeni

20:59 - 13/02/26
Planit të Rritjes i jepet drita jeshile, BE mbështet Kosovën me 882 milionë euro

Planit të Rritjes i jepet drita jeshile, BE mbështet Kosovën me 882 milionë euro

20:45 - 13/02/26
Grabiti me kallash bankën, Bardhyl Fusha shiti kompanitë pasi ishte mbytur në borxhe

Grabiti me kallash bankën, Bardhyl Fusha shiti kompanitë pasi ishte mbytur në borxhe

20:38 - 13/02/26
Hapet tenderi 300 milionë lekë për mobilimin e 4 sallave të Gjykatës së Posaçme

Hapet tenderi 300 milionë lekë për mobilimin e 4 sallave të Gjykatës së Posaçme

20:13 - 13/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com