GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi: Jemi ndërtuar nga e para, bëjmë maksimunin për titullin kampion. Partizani? Nuk më shqetëson!

13:55 - 26/10/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Analiza e Orges Shehit: E pësuam nga eksperienca kundër Dudelange
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana vazhdon të jetë në ndjekje të Partizanit, me bardheblutë që renditet të dytët me 4 pikë më pak se rivali i tyre.

Humbja me Erzenin nuk është pritur mirë nga drejtuesit, por Orges Shehi është i bindur se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të arritur objektivat.

Shehi analizon çka ndodhi në fushë, po kështu nuk pranon që dyshja Xhixha-Hasani vendosin te Tirana rezultatet. Shehi foli edhe për sfidën me Kukësin, renditjen e përgjithshme dhe 75 ndeshjet me bardheblutë.

Jeni mundur në sfidën me Erzenin. Kanë kaluar disa ditë, si e shihni situatën me gjakftohtësi? Sigurisht që tani keqardhja është prezente për faktin që ne nuk arritëm të merrnim pikë në këtë përballje. Gjithsesi, duke u kthyer te ndeshja, jo çdo gjë është zi komplet siç mund të thuhet. Skuadra është munduar në fushën e lojës. Ka prodhuar lojë, raste, ndërsa në disa situata mund të ishim më të qetë dhe të qartë. Ama kjo vjen për shkak të dyndjes së madhe të kundërshtarëve në metrat e fundit çka bëhet më e vështirë. Në këtë ndeshje mendoj se një situatë e interpretuar ndryshe ose me sukses, pasi ne i kishim disa raste, sepse i kishim disa episode që të kthejnë gjithë rrjedhën e ndeshjes.

Statistikat për Tiranën janë kokëforte, fiton kur shënojnë Xhixha dhe Hasani. Skuadra është e varur nga ta? Mendoj se skuadra është e gjitha që fiton. Nuk dua të injektohet ajo ideja që vetëm këta lojtarë janë. Ekipi është grup i gjithi. Fiton dhe humbet bashkë. Sigurisht brenda një grupi disa do të marrin skenën. Tani janë këta, por mund ta marrin të tjerët. Kemi lojtarë që bëjnë diferencën. Ka bërë mirë Xhixha dhe Hasani. Ekipi mund të kishte bërë më shumë. Ama edhe Kallaku ka ndihmuar skuadrën, si edhe Deliu dhe këtu flas për pjesën përpara. Patriku erdhi me vonesë, por ka qenë shërbyes për të tjerët. Mendimi im është i qartë. Në një kampionat të gjatë vetëm në fund mund të flasim për varësinë. I vërtetë është edhe fakti që ndeshjet e para ka qenë Xhixha vendimtar, ndonjë ndeshje edhe Hasani. Shpresojmë që sfida të tjera të shënojnë edhe Kallaku me Patrikun.

Ju shqetëson fakti që Partizani është larguar disi nga vendi i dytë ku jeni ju? Partizani nuk më shqetëson fare që ka një diferencë. Ne kërkojmë të përmirësohemi vetë. Të marrim sa më shumë pikë. Renditja është diçka që nuk na shqetëson për momentin. Ka edhe 27 javë, kështu që nuk më shqetëson. Nuk është primare se cili ndodhet në vendin e parë dhe cili në të dytin. Ama duhet të përmirësojmë veten. Të përmirësojmë situatat që të mos ndëshkohemi me gol dhe të jemi sa më të qartë në rastet para portës.

Etiketa: orges shehiPartizaniTirana

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Kuvendi i Berishës, mesazhi i Jozefina Topallit

“Skandal”/ Jozefina Topalli komenton diskutimin e buxhetit 2023 pa u miratuar paketa fiskale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com