GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shehi: Primaret teatër, Berisha do i bëjë listat si do vetë

20:46 - 04/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shehi: Primaret teatër, Berisha do i bëjë listat si do vetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Dashamir Shehi  foli për programin e koalicionit Djathatas për Zhvillim, i cili përbëhet nga partia që ai drejton, LZHK, dhe Djathtas 1912 e Enkelejd Alibeajt,  në emisionin “Frontline” në Report Tv. Gjithashtu, deputeti sqaroi edhe pse u vonua kërkesa në KQZ, për regjistrimin e koalicionit në zgjedhjet e 11 majit.

“Pritëm që të vinte ndoshta edhe grupi i zotit Basha, grupi i thurjes e këto. Dëshira ka qenë, sidomos e imja, por jo vetëm e imja, edhe e kolegëve të tjerë, që të bëhemi sa më shumë sepse prodhohet sinergji politike dhe kjo është shumë e rëndësishme dhe nga ana pragmatiste”,- tha Shehi.

“’Kush do ta drejtojë koalicionin?’, ‘Duhet të jemi ne se ne jemi më shumë.’ Praktikisht për çikërrima sepse tezat që na ndajnë janë hiç fare, s’ka asnjë gjë”,– shtoi ai.

Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera, Shehu e cilësoi plan të Sali Berishës për të shfrytëzuar imazhin e aleatëve dhe për t’u dukur sikur kontrollon të gjithë opozitën.

“I duhet imazhi i aleatëve. Ideja që ky e kontrollon të gjithë opozitën”,- tha Shehi.

“Ato aleatë që nuk i duhen nuk i ka futur fare. Nga kjo pikëpamje Berisha është një mjeshtër i madh dhe e ka kolauduar këtë lloj procesi me vite. Që t’i mbajë varur, që të mos shkojë te pala tjetër. Sepse ti duke hyrë në primare të vjen nesër turp që të shkosh diku tjetër sepse t’i hyre e provove”,– shtoi ai.

Deputeti Shehu e cilësoi farsë procesin e primareve në Partinë Demokratike, duke theksuar se listat e mbyllura, por edhe ato të hapura, do të ndërtohen sipas dëshirës së Berishës dhe jo meritokracisë që buroi nga primaret.

“Absolutisht një teatër. Primaret duhet të përfundonin tek lista e sigurtë. Ato nuk përfundojnë aty”,– theksoi Shehi.

Etiketa: Dashamir ShehiPDprimare

Lajme të lidhura

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret
Aktualitet

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital
Aktualitet

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Para
“Ka mbështetjen e opozitës”, Berisha sqaron pozicionin e Metës: Do jetë në listën e mbyllur të PD-së

Koalicioni me Berishën, Meta nga burgu: Kontribut maksimal për të shkulur narkoshtetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret
Aktualitet

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26

Ish-zv/drejtori i Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është marë dy herë në pyetjë në ambjentet e...

Lexo më shumë
Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com