GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shehi: Sezoni i shkuar barometri i Tiranës, nuk e dimë a qëndron Seferi

12:11 - 18/08/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Analiza e Orges Shehit: E pësuam nga eksperienca kundër Dudelange
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, në prag të duelit kundër Kukësit doli në konferencë për mediat. “Kjo është ndeshja e parë e kampionatit dhe shorti na ka rezervuar një rival direkt. Është një ndeshje që gjithmonë e hapin kampionët dhe të shkojmë të luajmë si kampionët në fuqi”.

Në lidhje me situatën në ekip, Shehi shtoi: “Limaj ende vuan dëmtimin e kupave të Europës. Seferi ka kaluar një gjendje jo të mirë shëndetësore, por të paktën ka minimumi 5 ditë që stërvitet me skuadrën. Ditën e djeshme na erdhi një sulmues i ri, që donim ta kishim në skuadër, por ai i është bashkuar ekipit dje”.

Shehi shtoi më pas: “Kampionati është një maratonë e gjatë dhe deri në përfundim të këtij edicioni janë 36 ndeshje. Duhet të sillemi si kampionë dhe kjo duhet të fillojë që nesër, që të kemi vazhdimësinë për objektivat madhorë. Në gjithë karrierën time që merrem me futboll, kampionatin e vjetshëm të Tiranës shumë pak skuadra mund ta kenë bërë, pasi është dominuar nga java e 5-të deri në javën e fundit.”

“E kaluara e mirë e vitit të kaluar do të jetë barometri i këtij sezoni. Kampionati dhe skuadrat janë të ndryshme nga viti në vit, edhe ne jemi të ndryshëm nga vjet. Kemi ndryshuar minimalisht 40% të skuadrës. Nëse do ta kemi barometrin sezonin e kaluar atëherë do të gabojmë sa i përket pikëve dhe ecurisë së kampionatit. Situatat e këqija duhet t’i minimizojmë”.

“Merkato? Me datë 31 gusht është dita kur mbyllet merkato. Edhe ne kemi lojtarë cilësor brenda në skuadër që nga momenti në moment edhe mund të largohen. Seferin e kemi këtu, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas të premtes”.

“Rivalët e Tiranës? Skuadrat që kanë qenë në Europë kanë ndryshuar trajnerë, si Partizani edhe Laçi. Kur vjen trajner i ri, duhet të shohësh lojtarët, rreshtimet që bëjnë. Nuk kemi një ide të qartë për këto skuadra që kanë qenë në Europë, apo edhe për ekipe të tjera si Kukësi, që nuk kemi shumë informacion.

Gjithë fazën e kanë kryer jashtë shtetit dhe kanë ndryshuar shumë lojtarë. Rivalët tanë do të jenë të përhershmit, por të mos harrojmë edhe Egnatian. Ata kanë shpenzuar shumë, duke marrë lojtarë cilësorë. Mendoj pas fazës së parë, çdo skuadër do të tregojë potencialin edhe objektivin që kanë për atë që shfaqin në fushë”, tha Shehi.

Etiketa: orges shehiTirana

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Nis takimi! Kurti dhe Vuçiç “ballë për ballë” në Bruksel

Nis takimi! Kurti dhe Vuçiç “ballë për ballë” në Bruksel

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shumë vende...

Lexo më shumë
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com