GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shehi: Të krijojmë polin e tretë, formulën e kemi në Itali

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jam baba i keq”, Dashamir Shehi rrëfehet për jetën jashtë politikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar krijimin e një poli të tretë opozitar, që do të mund të garojë i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 2025, pa asnjë marrëveshje paraprake me Berishën, Bardhin apo Bashën.

Duke u ndalur te përplasjet e brendshme mes demokratëve, Shehi tha se koha kur njerëzit shkonin pas liderit ka përfunduar.

“Unë jam për një vijë të tretë. Që do të thotë se unë gjykoj se as Berisha as Basha nuk mund të bëjnë më liderin opozitar të të gjithëve. Sigurisht që ato në një farë mënyrë udhëheqin shtëpinë e vetë. E kanë të gjithë të drejtën e Zotit ta bëjnë këtë punë dhe ta bëjnë këtë punë siç e mendojnë ato. Por kjo nuk është e gjithë opozita. Ka edhe një opozitë tjetër që nuk e mendon si këta zotërinjtë. Për efekte pragmatiste por edhe për luftë reale politike unë gjykoj se ka ardhur dita për të gjetur një rrugë të tretë brenda opozitës shqiptare dhe ne të hyjmë të pavarur në zgjedhje”, tha Shehi në studion e A2cnn.

Sipas tij, Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk mund të bëjnë liderin e të gjithë opozitës, pasi ka një masë që e sheh politikën ndryshe nga vizioni i tyre.

“Ata që duan Berishën do shkojnë me Berishën, ata që duan Bashën do shkojnë me Bashën. Ata që duan të tjerët, që s’i pëlqen as Basha as Berisha, ku do të shkojnë se janë gjysma e opozitës? Që të mblidhen të gjithë këta njerëz që mund të jetë edhe masa më progresiste, duhet një rrymë tjetër e një platformë tjetër politike. Ideja e bashkimit përqark një shefi, një lideri nuk funksionon më. Se këto kanë qenë liderët, Basha ishte 10-15 vitet e fundit, Berisha historikisht”, theksoi Shehi.

Për të treguar edhe formacionin me të cilat 3-4 grupet opozitare do të rreshtoheshin në zgjedhje përballë Ramës, Shehi zgjodhi një formulë të njohur.

Shembulli për t’u ndjekur sipas tij është e djathta italiane, e cila në zgjedhje parlamentare shkoi e fraksionuar në disa formacione politike. Pas zgjedhjeve, partia më e votuar që rezultoi “Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Melonit mori Kryeministrinë, ndërsa Berlusconi dhe Salvini ndan mes tyre postet e tjera ministrore.

“Tani ka ardhur nevoja dhe unë marr për model për ta thjeshtu skenën politike, këtë që ka ndodh në Itali. Në Itali ishin 3-4 grupe politike. Të djathtët hynë në garë të pavarur, mbaroi gara, kush qe më i madhi mori Kryeministrinë, të tjerët kanë ndarë bashkë pushtetin. Por aleanca bëhet pas zgjedhjeve, sepse nuk kemi nevojë që ky grupi i tretë të mbajë kusuret e të tjerëve. Ne jemi në garë me njëri-tjetrin, të gjithë bashku kundër Partisë Socialiste, kësaj qeverie që ka 12 vite që po abuzon. Kjo është formula. Vetëm kështu mund të ketë sukses opozita”, shtoi ai.

Ndryshe nga çfarë është artikuluar më parë se ndarja e opozitës në disa grupe do të favorizonte Ramën, Shehi argumentoi se ky nuk është problemi real.

Kjo pasi, për kreun e LZHK, e rëndësishme është që shqiptarët të ndihen të përfaqësuar dhe opozitarët e “vegjël” nuk kanë pse mbajnë përsipër barrën e gabimeve të liderëve që kanë për të paguar për to.

“Nuk ka rëndësi u bëkan 3 apo 4 parti, 4 janë në Itali s’i ka gjet gjë, po qeverisin. Nuk është nevoja e një bashkimi krejt fallc, kur ne mendojmë krejt ndryshe nga njëri-tjetri. S’kemi pse mbajmë përgjegjësitë e njëri-tjetrit. Kush ka për të pagu le ta pagojë, s’kanë pse paguajnë shqiptarët. Ato tjerët që duan patjetër lidershipin, që thonë hajde mblidhu pas meje, unë mendoj se kjo kohë ka mbaruar dhe vetëm i bën dëm Shqipërisë dhe favor Edi Ramës”, u shpreh ai.

Etiketa: formula italipoli treteshehi

Lajme të lidhura

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin
Breaking Views

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Para
Darka e fundit e Liridonës, zbardhen detaje/ Si u fut në kurth nga Naimi

Vrasja e Liridonas, gazetari zbardh detajet: Naimi përdori influencën për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!
Breaking Views

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26

Tensionet dhe vendosmëria e qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë po vijnë në rritje. Një protestues që u prezantua si pjesë...

Lexo më shumë
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis