GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shehu: Numri i vdekjeve dhe gjendja e epidemisë, nuk mbulohet me gënjeshtra

10:42 - 22/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Tritan Shehu reagon për masat e reja anti-covid:Qeveria filloi të belbëzojë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Shehu shprehet se numri i infektimeve nga Covid është shumë më i lartë se shifrat zyrtare të publikuar.

Referuar të dhënave nga INSTAT deklaron se në periudhën janar-shtator 2021 janë deklaruar 18% më shumë viktima krahasuar me në të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Më tej Shehu thekson se fshehja e përkohshme e të vërtetës është jo vetëm faj shkencor, por edhe penal, ndërsa akuzon qeverinë se e ka çuar vendin drejt përkeqësimit të situatës së COVID.

“Covid, numri i vdekjeve dhe gjendja katastrofale e vendit, nuk mbulohet dot gjate me gënjeshtra.

Lexova dje me habi të thellë se Qeveri thotë që:

A – Shqipëria ka këtë vit 50% humbje jete Covid me pak se viti i kaluar“!!!

Ndërkaq vetë INSTAT deklaron 18% më shumë vdekje ne periudhën Janar-Shtator 2021 nga e njëjta periudhë 2020.

Numri i “vdekjeve plus”, që janë pothuajse të gjitha nga Covid a pasojat e tij, po sipas INSTAT vitin e kaluar ishte 12000 (si 9 mujor 9000), kur Qeveria deklaronte vetëm 2400.

Pra ky 9 mujor pritet të mbyllet me 10700 vdekje, me trend 14500 deri në fund të vitit.

Humbjet në Shqipëri prej fillimit të epidemisë arrijnë në 26500, duke rrezikuar të jemi kështu vendi i parë në Botë për 1 million banorë.

“Vdekjet plus», nuk mund të fshihen, ashtu si kërkohet të veprohet nga kjo Qeveri me publikimin e vdekjeve Covid duke:

1-Shënuar si shkaqe vdekje komplikacionet e jo patologjinë bazë, që është Covid.

2-Shënuar si shkaqe vdekje patologjitë shoqëruese të pacientit e jo shkakun shpërthyes, qe është përsëri Covid.

3-Mos regjistruar si vdekje Covid humbjet e jetëve në banesë prej tij.

4-Mos zyrtarizuar shkakun Covid te humbjes se jetës në spitalet periferike e ato private, për shkak se formalisht ato nuk lejohen të shtrojnë pacientë Covid.

5-Mos njohur si shkak vdekje pasojat post Covid, e shoqëruar kjo me mos ekzistencën e asnjë strukture polivalente për ato, qofte dhe ambulatore, ne vend.

B–“Shqipëria ka rreth 30% raste te reja në ditë e 50% të infektuar aktualisht më pak se vitin e kaluar”

Qesharak ky pretendim i Qeverisë, se ndërkaq pozitiviteti i testimeve qëndron në shifra tejet të larta 25-30%, kur vendet e tjera Europiane e kanë nga 0,5-2%.

Kjo tregon se numri i rasteve të reja dhe i të infektuarve është realisht shumë herë më i lartë se raportimet zyrtare.

Numri i testimeve duhet rritur shumë herë, për t’ju afruar një pozitiviteti të pranueshëm, gjë që pa dyshim do të ngre disa herë dhe zbulimin e rasteve te reja.

C–Dhe kulmi i ironisë është kur kjo ulje imagjinare e shifrave i dedikohet nga Qeveria “vaksinimit të suksesshëm”.

Kur aktualisht Shqipëria është në nivelet e 35% te popullsisë të vaksinuar, ndërsa mesatarja botërore është 49%, duke u renditur në fund të Europës e nga fundi i Botës.

Dhe për më tepër në Shqipëri në shumicë janë përdorur vaksina me efekte të dyshimta, të pa certifikuara.

D–Kjo Qeveri, që kërkon të fshehë të vërtetën duke bërë rolin e strucit, duhet të kuptojë se:

–Vërtet numri i vdekjeve Covid mund të fshihet përkohësisht, por jo përfundimisht, sepse do të dalin të dhënat e „vdekjeve plus“, siç po ndodh.

–Se fshehja qofte dhe e përkohshme e të vërtetës është jo vetëm faj shkencor e profesional, por dhe penal.

–Se në këtë mënyrë nuk bëhet asgjë tjetër, veçse nuk përballohet kjo gjendje katastrofale ku kjo Qeveri e çuar vendin, duke e përkeqësuar atë” – shkruan në rrjetin social Facebook, Tritan Shehu.

Etiketa: COVIDnumri i vdekjeveTritan Shehu

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Aksident i rëndë në Shkopet, makina del nga rruga, përfundon në greminë

Aksident i rëndë në Shkopet, makina del nga rruga, përfundon në greminë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com