GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shehu: Projektligji për shëndetin riprodhues godet familjen tradicionale

11:52 - 27/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllja e Gjykatës së Përmetit nga KLGJ, Tritan Shehu: Akt inkuizicional, duhet të protestohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në kuadër të interpelancës së kërkuar me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, tha sot se draftligji i nxjerrë për konsultim publik për shëndetin seksual dhe riprodhimin, godet gruan dhe familjen tradicionale, duke çelur shtigje për trafikun e paligjshëm të organeve.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Shehu tha se draftligji paraqet uterusin, fetusin, si sende për tregti të lirë, duke e kthyer vendin në një fermë uterusesh për të prodhuar fëmijë.

“Ky pr/ligj dhe shfaqja butaforike në tarracën e Bashkisë së Tiranës, që ishte e paligjshme, janë goditje për gruan dhe familjen natyrale. Shteti s’mund të shpërndajë asnjëherë kot, pa shkaqe të tilla materiale, qoftë dhe në mënyrë informale. Ato shprehin një platformë politike, strategji”, tha Shehu.

“Dua të di qëndrimin tuaj zonja ministre mbi ato nene të hedhura në pr/ligj, pasi ato nene nuk janë hedhur si trakte ilegale pa konsensusin e Kryeministrit. Ato nene janë çështje kryesore për të sotmen dhe për të ardhmen e shoqërisë sonë, familjes shqiptare, gruas shqiptare”, tha Shehu.

“Unë dua të di, por dhe publiku, që ka reaguar me ndjeshmëri të madhe negative, se për se janë publikuar, qëllimet dhe sponsorët. Cili është qëndrimi juaj për uterusin me qira, që paraqitet si një formë tregtie e hapur në pr/ligj, duke e kthyer Shqipërinë në një treg ndërkombëtar të trafikut të organeve dhe fetuseve, duke e transformuar vendin në fermë uterusesh për të prodhuar fëmijë”, tha Shehu.

“Uterusi është organ i rëndësishëm biologjik, por në draftligj klasifikohet si kasafortë metalike me vlera monetare që përfaqësohen nga fetusi. A nuk është kjo një formë trafiku organesh për të cilat janë shumë të interesuara grupet kriminale të trafikut të organeve”, shtoi Shehu.

Sipas tij, projektligji është një diskriminim për gruan, për uterusin dhe për fetusin, që trajtohen si sende dhe gruan.

“Por, a e dini se kjo shkakton rëndesë psikologjike tek nëna dhe kur flas për nënën e kam për atë që e mban fëmijën 9 muaj në bark. Se birësimi surrogativ është një tjetër element që krijon problematika sociale, duke i hapur rrugë familjes artificiale, e cila vetë nuk mund të sjell jetë”, nënvizoi Shehu në fjalën e tij në Kuvend.

Etiketa: Tritan Shehu

Lajme të lidhura

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg
Breaking Views

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26
Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit
Breaking Views

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
Breaking Views

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26
Para
Ja pijet që duhen evituar gjatë ditëve përvëluese

Meteorologia: Ja kur do rikthehet vala afrikane e të nxehtit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë
Uncategorized

“Skenarët ndryshojnë”, Berisha, thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, mos mbroni këta banditë

20:14 - 20/02/26

Bashkohuni me protestuesit sepse këta qeveritarë janë shndërruar në një bandë hajdutësh, kusarësh. Në vend që paratë t’i kthejnë në...

Lexo më shumë
Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26
Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26
“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com