GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shell konfirmon zyrtarisht dështimin e Shpiragut

16:08 - 12/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shell konfirmon zyrtarisht dështimin e Shpiragut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjigandi ndërkombëtar i hidrokarbureve Shell ka konfirmuar zyrtarisht dështimin e kërkimeve për naftë në Shpirag duke paralajmëruar tërheqjen e saj nga ky vendburim. Në raportin e rezultateve për tremujorin e parë të këtij viti, kompania raporton se do të fshijë nga regjistrat e saj mbi 600 milionë dollarë shpenzime kërkimi, kryesisht në Shqipëri. (Lexo raportin)

“Për tremujorin e parë, fshirjet e kërkimit të puseve pritet të jenë 0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri,” deklaroi kompania përditësimin e rezultateve financiare për tremujorin e parë të vitit.

Kompanitë e naftës shpenzojnë miliarda dollarë për kërkimin e vendburimeve të reja duke mbledhur të dhëna sizmike dhe duke shpuar puse për të zbuluar vendburime të reja naftë dhe gazi. Por kur kërkimet dështojnë ose puset rezultojnë të paleverdishme, kompanitë i fshijnë ato nga regjistrat e tyre kontabël.

Teatri i gaztorëve

Në verën e vitit të kaluar, Edi Rama dhe Belinda Balluku dolën përpara kamerave për t’u dhënë shqiptarëve një nga lajmet më të mëdha të shekullit. Atë të një zbulimi të madh nafte në Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur.

“Kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arrestimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit”, tha Rama.

Detyra për ngritjen e fondit sovran sipas modelit norvegjez, i cili do të administronte miliardat nga nafta e Shpiragut iu ngarkua Belinda Ballukut. Kjo e fundit nisi menjëherë nga puna duke numëruar paratë, të cilat sipas saj ishin aq shumë sa që nuk menaxhoheshin dot nga buxheti i shtetit.

“Nga momenti që filluam punën për ngritjen e një Fondi Sovran, flitet për të ardhura shumë më të larta se 500 milionë euro në vit, të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit, por nga Fondi Sovran,” deklaroi Balluku.

Por e gjithë kjo shfaqje qesharake përfundoi shumë shpejt. Fillimisht ishte Kapitali, i cili në 13 shkurt të këtij viti publikoi lajmin se zbulimi i Shpiragut po shkonte drejt dështimit. Në atë kohë qeveria dhe kompania nuk reaguan. Por tashmë, lajmi i dështimit është zyrtar dhe i pranuar edhe nga vetë Shell.

Kurse qeverisë i mbeti përralla me fondin sovran dhe miliardat, që do të vërshonin në xhepat e qytetarëve shqiptarë nga femijët deri tek pensionistët. Me pak fjalë, një teatër kllounësh me aktorë kryesorë dy figurat më të rëndësishme të qeverisë, kryeministrin dhe zëvendësen e tij./ Kapitali.al

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
“Laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë pastaj…”, Salianji ironizon anëtarët e PS

“Laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë pastaj…”, Salianji ironizon anëtarët e PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com