GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shembet ndërtesa ku punonin, 3 shqiptarë në gjendje të rëndë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shembet ndërtesa ku punonin, 3 shqiptarë në gjendje të rëndë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pesë punëtorë që po kryenin rikonstruksionin e një godine në Paola të Maltës mbetën nën rrënojat e saj pasi ndërtesa u shemb mëngjesin e kësaj të shtune.

Punonjësit e ekipeve të shpëtimit nxorën nga rrënojat ende me shenja jete pesë punëtorët e sektorit të ndërtimit dhe autoritetet malteze sqaruan për mediat se bëhet fjalë për tre shtetas shqiptarë, një boshnjak dhe një maltez.

Një numër i madh personash nga Emergjencat Civile malteze u përfshinë në një operacion delikat për të nxjerrë të plagosurit nga rrënojat.

Ngjarja

Burrat po punonin në kantierin e ndërtimit, i cili ndodhet pranë stacionit të zjarrfikësve në pronën industriale Corradino të Paolas, kur ndërtesa u shemb pjesërisht rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Një operacion shpëtimi filloi shpejt dhe brenda disa orësh pesë punëtorë u gjetën dhe u dërguan në spitalin Mater Dei.

Tre shqiptarët e plagosur janë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në Njësinë e Mjekimit Intensiv të spitalit.

Sipas një zëdhënësi të policisë, një person i gjashtë mbetet ende i zhdukur. Ai është 20-vjeçar maltez që dyshohet se ka dërguar disa mjete në kantier dhe ka qenë brenda strukturës vetëm për rreth 8 minuta kur ka ndodhur ngjarja.

Policia dhe disa ambulanca janë ende në vendngjarje dhe një operacion shpëtimi që përfshin personelin e PKD-së dhe qentë e shpëtimit është duke u zhvilluar.

Dronët gjithashtu u përdorën për të ndihmuar në identifikimin e çdo zone që rrezikon kolapsin e mëtejshëm të godinës.

Ministri

Ministri i Punëve të Brendshme, Byron Camilleri, lavdëroi punonjësit e shpëtimit, duke e përshkruar atë si një nga operacionet më delikate dhe më të vështira të kryera në Maltë.

Një person që postoi në mediat sociale pamje nga vendngjarja pretendoi se shembja ndodhi teksa punëtorët po derdhnin beton në strukturë.

Sakaq, një video që tregon një punëtor të varur në një pompues betoni në një përpjekje të dëshpëruar për të qëndruar gjallë po qarkullon në rrjet.

Një video tjetër e marrë nga vendi i shembjes tregoi shtrirjen e tragjedisë, me blloqe betoni, metal dhe dru të rëna në tokë.

Deklaratat

Times of Malta foli me një dëshmitar që e pa incidentin, i cili tha: “Disa fëmijë po luanin një ndeshje futbolli në një fushë aty pranë dhe prindërit e tyre po shikonin. Papritur dëgjuam një zhurmë të madhe, të ngjashme me tërmetin, të një ndërtese që u shemb”.

“Të gjithë mbetën të shtangur. Ndeshja ndaloi dhe të gjithë pamë nga ndërtesa. Nuk e kuptuam menjëherë se çfarë kishte ndodhur. Menduam se ndoshta po e prishnin ndërtesën. Por disa sekonda më vonë ne pamë një burrë të varur. Në luftë për jetën në tubin e betonit. Atëherë e kuptuam se kjo ishte një tragjedi“, shtoi ai.

Etiketa: Malteshembet dnertesashqiptarë

Lajme të lidhura

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Para
U përjashtua nga Primaret, shpërthen kandidati: S’dinë çfarë bëjnë!

U përjashtua nga Primaret, shpërthen kandidati: S’dinë çfarë bëjnë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

Kampioni olimpik Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga posti i këshilltarit special në Ministrinë e Sportit në Greqi, pas shpërthimit...

Lexo më shumë
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com