GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shembet ura në Kamëz, banorët: Spiropali dhe Suli na mashtruan

11:43 - 11/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Shembet ura në Kamëz, banorët: Spiropali dhe Suli na mashtruan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shembja e urës së improvizuar në Laknas, ka sjellë shqetësim të madh tek banorët e zonës, të cilët për t’u lidhur me Valiasin, fshat ku është edhe shkolla ku shkojnë fëmijët, nga 5 minuta tashmë iu duhet më shumë se një orë.

Jo vetëm fëmijët e shkollave kanë probleme, por bëhet fjalë dhe për kalimin e qindra punëtorëve të fasonerive, që tashmë do t’iu shtohen kostot e transportit.

Banorët thonë se në urën që dje u shemb tërësisht, ka pasur një seri incidentesh, ndërkohë që vazhdimisht iu është premtuar ndërtimi i saj, qoftë nga deputetja e zonës Elisa Spiropali, qoftë nga kryetari i bashkisë Kamëz Rakip Suli.

“Përshëndetje, që në demokraci në 90 e këtej nuk është bërë asnjë lloj investimi, e kemi mirëmbajtur vetëm ne si banorë. Tani që ura është shkëputur është që të kalojmë në një rrugë shumë më larg për ti çuar në shkollë.

Ia kemi thënë deputetes së bashkisë zonjës Spiropali, kryetarit të Bashkisë Rakip Suli, na kanë premtuar dhe për momentin nuk kanë bërë asgjë. Janë 3 vdekje që kanë ndodh, vetëm për shkak të urës”,- tha njëri prej banorëve, ndërsa të tjerët zbulojnë vështirësitë.

“Tani na duhet që të zgjojmë fëmijët që në 6 e gjysëm, që ti çojmë në shkollë, edhe punëtorët, duhet të kalojmë nga Kamza që të shkojmë në Valias që e kemi 5 minuta larg”, shprehet një tjetër prej banorëve.

Ata thonë se edhe para shembjes totale të urës, që ka ndodhur pas reshjeve të djeshme, gjendja e saj ka qenë e amortizuar dhe përbënte rrezik për sigurinë e personave që kalonin lumin.

“Na kanë thënë që do ta rregullojnë dhe nuk ka ardhur asnjë njeri që të shohë. Mendimi jonë është të kërkojmë një takim me kryetarin e bashkisë që të na japë një zgjidhje, ne me forcat tona nuk mund ta ndërtojmë nga e para, se për të mirëmbajtur e kemi mirëmbajtur”, tha një tjetër prej banorëve.

Etiketa: BanorëtElisa Spiropalina mashtruanRakip Suliura e Kamzes

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Protesta në Rrugën e Kombit, arrestohet kreu i ish-të Përndjekurve në Mirditë, ishte nisur për Itali

Protesta në Rrugën e Kombit, arrestohet kreu i ish-të Përndjekurve në Mirditë, ishte nisur për Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com