Kjo është Ura e Gjinikasit në Moglicë të Maliqit, e cila është dëmtuar nga prurjet e shumta të lumit Devoll, si dhe nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dherave nga shpati i malit. Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve, Ura e Gjinikasit ka pësuar shembje në një pjesë të konsiderueshme të saj, duke u bërë e pakalueshme dhe duke lënë të izoluar banorët e disa fshatrave në zonën e Oparit të Poshtëm.
Përgjegjëse për mirëmbajtjen e Urës së Gjinikasit është kompania “Devolli Hydropower”, që ka ndërtuar edhe hidrocentralin mbi kaskadën e lumit Devoll. Në mungesë të investimeve, banorët e Gjinikasit kanë vendosur një pjesë metalike provizore mbi anën e shembur, për të kaluar automjetet, duke vënë në rrezik jetën e tyre, derisa kompania të kryejë investime të qëndrueshme.










Discussion about this post