GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku katër persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një pjese të konstruksionit. Ngjarja ndodhi në distriktin Alsergrund, ku punëtorët u zunë poshtë nga struktura që u rrëzua gjatë punës.

Incidenti ndodhi në orarin e punës, kur skelat e ndërtimit u shembën papritur, duke shkaktuar rënien e disa punëtorëve në oborrin e një ndërtese të vjetër. Tre prej viktimave ishin me origjinë nga Kosova, Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme. Viktima e katërt ishte një punëtor tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka konfirmuar se tre prej viktimave janë shqiptarë nga Kosova. Autoritetet austriake kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik dhe për të përcaktuar përgjegjësitë. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Austri dhe ka sjellë reagime të shumta ngushëllimi për familjet e viktimave.

Asllan Musliu ishte edhe veteran i UÇK-së, kurse lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike familjarët dhe miqtë përmes njoftimeve mortore në rrjetet sociale. Ai gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte pjesë e Drejtimit taktik nr 2 të operacionit “ Shigjeta.

Zjarrfikësit raportuan se operacionet e shpëtimit ishin jashtëzakonisht të vështira për shkak të oborrit të ngushtë dhe rrënojave të shumta. Niveli i alarmit u rrit në shkallën 2, duke kërkuar mobilizimin e forcave shtesë. Rreth 120 efektivë me 30 automjete të zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile u angazhuan në vendngjarje.

Për të arritur tek punëtorët e bllokuar, ekipet u detyruan të krijonin hyrje të reja, duke hequr gardhe e dyer, si dhe duke larguar pjesët e skelës së shembur dhe armaturat e hekurta. Veçanërisht i vështirë ishte largimi i betonit ende të lëngshëm, i cili u krye me dorë.

Pas dy orë e gjysmë ndërhyrjesh intensive, trupat e katër punëtorëve u nxorën nga rrënojat, por fatkeqësisht të gjithë u konstatuan të vdekur.

 

Etiketa: KosoveshqiptarëVjene

Lajme të lidhura

Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra
Kosovë & Rajon

Çështja e presidentit në Kosovë, Kurti fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra

09:34 - 25/04/26
Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Breaking Views

Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…

20:36 - 24/04/26
Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg
Breaking Views

Sulmi në Banjskë: dy të dënuar me burgim të përjetshëm, një tjetër me 30 vite burg

19:15 - 24/04/26
Para
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Athinës shprehet kundër turizmit masiv: Qyteti nuk mund të funksionojë si një hotel gjigant
Botë

Kryebashkiaku i Athinës shprehet kundër turizmit masiv: Qyteti nuk mund të funksionojë si një hotel gjigant

15:25 - 25/04/26

Në zemër të Athinës së lashtë, në rrugë të ngushta dhe rreth vendeve arkeologjike, grupe vizitorësh duket se janë kudo,...

Lexo më shumë
“Rama nuk mund të përcaktojë drejtuesin e PD”, Berisha: Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët

“Rama nuk mund të përcaktojë drejtuesin e PD”, Berisha: Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët

14:45 - 25/04/26
“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta!

“Paguani gjobat tani”/ Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta!

14:20 - 25/04/26
“Sjellje gangsteri dhe antishqiptare”, Berisha: Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë

“Sjellje gangsteri dhe antishqiptare”, Berisha: Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë

14:00 - 25/04/26
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë!

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë!

13:45 - 25/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com