GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shembja e rrugës në Farkë, PD paralajmëron kallëzim për firmën “Al Point” shpk të dhëndrit të Qefalisë

11:10 - 18/01/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Shembja e rrugës në Farkë, PD paralajmëron kallëzim për firmën “Al Point” shpk të dhëndrit të Qefalisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se banorët e Farkës shpreshin shqetësimin se u është kufizuar aksesi për shkak të shembjes së rrugës në afërsi të kompleksit të vilave që po ndërton dhëndri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt dhe vëllai i deputetit Xhemal Qefalia. Vangjeli tha se përveç rrugës janë dëmtuar disa shtëpi dhe është shkaktuar dëm mjedisor duke ndërhyrë pa kriter në kodrat e fshatit.

Ajo shtoi se Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe masakrën mjedisore të denoncuar para disa ditësh nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranës. Vangjeli thotë se sipas banorëve, shoqëria tregtare ‘Al Point’ shpk, me pronar Aleksandër Vasili, i cili është dhëndri i administratorit socialist të Dajtit, Kujtim Qefalia, po punon për ndërtimin e një kompleksi vilash pranë liqenit. Sipas saj, në këtë zonë toka ka pësuar rrëshqitje duke shënuar shembjen e rrugës dhe dëmtimin e banesave të zonës për rreth.

“Të ndërtosh vila për më të pasurit, dhe tu prishësh rrugën dhe shtëpitë hallexhinjve të fshatit, këtë vetëm dhëndurët e pushtetit të Edi Ramës e bëjnë. Kush nuk i trazon sepse janë ‘të qeverisë’ dhe me qeveritarët i ndajnë fitimet e majme dhe vilat. Denoncimi vjen nga banorët e fshatit Farkë, të cilëve u është kufizuar aksesi për shkak të shembjes së rrugës në afërsi të kompleksit të vilave që po ndërton dhëndri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt dhe vëllai i deputetit Xhemal Qefalia. Përveç rrugës janë dëmtuar disa shtëpi dhe është shkaktuar dëm mjedisor duke ndërhyrë pa kriter në kodrat e fshatit. Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe masakrën mjedisore të denoncuar para disa ditësh nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranës.

Sipas banorëve, shoqëria tregtare ‘Al Point’ shpk, me pronar Aleksandër Vasili, i cili është dhëndri i administratorit socialist të Dajtit, Kujtim Qefalia, po punon për ndërtimin e një kompleksi vilash pranë liqenit. Në këtë zonë toka ka pësuar rrëshqitje duke shënuar shembjen e rrugës dhe dëmtimin e banesave të zonës për rreth. Banorët u shprehën se punimet janë bërë natën dhe pa asnjë lloj kriteri, asnjë tabelë informuese në kundërshtim me ligjin dhe sipas tyre fadromat kanë mbërritur natën dhe kanë nisur punën duke terrorizuar vendin dhe shkatërruar gjithçka përreth”, tha Vangjeli.

Më tej, shtoi:

‘Al Point’ shpk, përveç rekordit negativ në historikun e veprimtarisë, me 14 masa për vendosje sekuestrosh mbi aksionet e shoqërisë, ka zaptuar zonën e Dajtit ku ka kryer punime:

-Rruga e Dajtit, Ndërtim pallati ngjitur me Lokal Qesarake

-Rruga 4 Dëshmoret pranë Shkollës ‘4 Dëshmoret’;

-Komuna Dajt, Pranë shkollës 9 Vjeçare, Qesarak, objekt banimi 5 kateshe;

-DAJT; Objekt banimi dhe shërbimi 5 Kate+ 2 Kate nen toke, Pranë Restorant Fresku; ‘

-DAJT; Shkoze, objekt banimi dhe shërbimi 4 kate+1 kate nëntoke;

-DAJT; Tufine, pranë Poliklinikës shtetërore : Objekt banimi dhe shërbimi 5 kate+papafingo+1 kate nëntoke;

– TIRANE; Godinë Banimi dhe Shërbime 2,6 dhe 7 Kate me 2 dhe 3 Kate Parkim Nëntokë, Rruga e Dibrës, Njësia Administrative Nr.4, Tiranë;

-TIRANE; Rruga Ali Shefqeti, Godine Banimi dhe shërbime 1.6 dhe 7 kate me 2 kat parkimi nëntoke;

-TIRANE; Godine banimi dhe shërbime 5 kate dhe 1 kat nëntoke, Lagja 5 Maji 4;

-TIRANE, Rruga Ali Shefqeti, Godine Banimi dhe shërbime 1.6 dhe 7 kate me 2 kat parkimi nëntoke;

“Qershia përmbi tortë është tenderi i rindërtimit që i dha Erjon Veliaj me plot 4.9 mil euro për godinën 19 në zonën e 5 Majit. Së fundmi, në 20 nëntor kjo kompani përfitoi leje ndërtimi për objektin 44 katesh në rrugën ‘Asim Vokshi’ në Tiranë. Qeveria dhe bishtat e saj në pushtetin lokal, pasi i morën frymën Tiranës, u janë qepur kodrave përreth saj për të zaptuar çdo metër tokë dhe nxjerrë edhe qindarkën e fundit nga pasuritë publike të Shqipërisë. Kjo është fytyra e ‘Shqipërisë 2030’ që ofron Edi Rama: vila dhe abuzime për njerëzit e pushtetit, këmbën në fyt të pambrojturve. T’ia presim hovin më 11 maj, para se të jetë tepër vonë”, përfundoi ajo.

Etiketa: Al PointAl Point shpkFarkeKryesore1PD

Lajme të lidhura

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital
Breaking Views

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…
Breaking Views

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26
Para
Protesta para Bashkisë së Tiranës, 5 zyrtarë të opozitës nën hetim

Protesta para Bashkisë së Tiranës, 5 zyrtarë të opozitës nën hetim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com