GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Shembja e shtëpisë, dhurata që qeveria i bëri vogëlushes së “5 Majit” në 5-vjetorin e saj 

13:19 - 22/02/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Shembja e shtëpisë, dhurata që qeveria i bëri vogëlushes së “5 Majit” në 5-vjetorin e saj 
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fjona Çela

Alennia Cerri është një nga vogëlushet e 5-majit. Sot Alennia mbushi 5 vjeç, por nuk mundi të festojë në shtëpinë e saj si bashkëmoshatarët.  Data 22 shkurt 2022 do të mbetet gjatë në memorien e saj dhe të familjarëve, si një ditë trishtimi, pasi mori si “dhuratë” shembjen e shtëpisë ku ka lindur, është rritur dhe ka përjetuar shumë kujtime.

Si çdo fëmijë, Alennia ka ëndrrat e saj. Ajo shkon në kopësht, i pëlqen të kërcejë e të këndojë, di shumë vjersha, njeh mirë shkronjat e numrat, dhe i pëlqen edhe të kryejë veprime matematikore. Të gjitha këto aktivitete, Alennia ishte mësuar t’i kryente në shtëpinë e saj, që tashmë nuk e ka më. Edhe pse është në moshë të vogël, e ka kuptuar shumë mirë situatën. Prindërit i kanë treguar se do të lëvizin nga shtëpia, sepse aty do të bëhen pallate, dhe ajo mendon se shtëpia e saj do të jetë në një nga pallatet e reja që do të ndërtohen në këtë zonë. Prindërit thonë mes dhimbjesh se nuk i kanë treguar që nuk do të marrin asgjë, pasi shtëpia ku kanë banuar nuk figuron në emrin e tyre.

“Nëse dikush është përgjegjës për këtë situatë, janë pikërisht këta që kanë 31 vite që na qeverisin në këtë mënyrë, duke i lënë prindërit tanë që të ndërtojnë aty, dhe tani shembjet duhet t’i vuajnë fëmijët dhe nipërit e tyre. Vajza e madhe më kërkoi në telefon që t’i bëja një video kur të prishej shtëpia. Një ditë para se të largoheshin që këtu, e madhja shkoi rrotull shtëpisë dhe e pashë që po qante, edhe pse është fëmijë që nuk e shpreh, e pashë që po qante fshehurazi. Sigurisht ajo ka qenë streha e tyre. Ata mund të na kenë vrarë strehën, por nuk na vrasin dot ndjenjat, mendimet dhe të ardhmen tonë”- shprehet e ëma e Alennias, Alsida Hasi.

E megjithatë, vogëlushja Alennia nuk i humb shpresat. Ajo nuk ishte aty në momentin kur u kryen shembjet, por në dorezën e derës së shtëpisë, ka varur një lule dhe ka shënuar emrin e saj.

“Vajzën e kam çuar që mbrëmë tek prindërit e mi. Ajo e di shumë mirë se çfarë do ndodhë, sepse më pyeti edhe mbrëmë në telefon nëse e kanë prishur apo jo shtëpinë, por sigurisht do ta gjejmë kohën për t’ia festuar datëlindjen. Por në cilin vend të botës mund t’i bëhet një fëmije një dhuratë kaq e shëmtuar? Nuk besoj se ajo ka ndonjë faj për këtë gjë”- kështu është shprehur e ëma e Alennias, Alsida Hasi.

Teksa kanë qendruar gjithë natën në gatishmëri për të pritur fadromat duke ndezur një zjarr e duke u mbledhur rreth tij, banorët kanë uruar Alennian duke i kënduar këngën që e urojnë për datëlindje, ndërsa e ëma u ka shpërndarë disa ëmbëlsira në mënyrë simbolike.

Me lot e dhimbje, banorët e “5 majit” kanë parë të gjithë skenën e shembjes së banesave të tyre, për të cilat investuan një jetë dhe ua shkatërruan brenda pak minutave. Gjithçka mbeti nga këto banesa, ishin vetëm kujtimet…

 

 

Etiketa: 5 majiAlennia CerriFjona Çela

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Broja i pakrahasueshëm/ The Sun “masakron” Lukakun, 100 mln euro të hedhura dëm

Broja i pakrahasueshëm/ The Sun “masakron” Lukakun, 100 mln euro të hedhura dëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com