GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shembja e ujëmbledhësit të “HEC Sasaj” në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë. Edhe KLSH nis auditimin

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ Uji merr para gjithçka, momenti kur çahet diga e HEC-it në Bunec
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëmtimi i digës dhe shembja e murit të ujëmbledhësit në HEC Sasaj, në Bunec të Himarës, ka çuar nën akuzë administratorin e kompanisë për shkatërrim të pronës, kurse KLSH mësohet se ka nisur auditimin ne terren dhe të dokumentacionit, jo vetëm për firmën, por edhe për institucionet përgjegjëse për kontrollin fizik dhe teknik të veprës në fjalë.

Nga vërshimi i ujërave ditën e djeshme (16 Janar), u bllokua rruga Himarë-Sarandë dhe gjithashtu u përmbytën biznese dhe banesa në zonë, duke shkaktuar dëme të shumta ekonomike dhe materiale.

Policia vendore njoftoi se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “shkatërrimi i pronës”, për shtetasin Vangjel Ngjelo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër.

“Dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale Himarë-Sarandë dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”, bëri me dije policia në njoftimin zyrtar.

Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit nis auditim për ngjarjen e djeshme, ku u dëmtua  HEC-i i Sasaj-t në Lukovë.

KLSH pritet të ketë në objekt verifikimin e shkaqeve që çuan në situatën problematike të ditës së djeshme, e cila solli dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve të KLSH, objekt i kontrollit do të jetë jo vetëm kompania që ka në pronësi këtë strukturë mbi anën teknike, cilësinë e punimeve si dhe atë të projektimit, por edhe institucionet që kanë për detyrë të kontrollojnë këtë HEC dhe të tjerë. Muri i ujëmbledhësit të hidrocentralit Sasaj në Bunec të Lukovës është çarë mesditën e djeshme rreth orës 12:38, duke shkaktuar përmbytje në fshatrat Lukovë dhe Bunec.

Uji dhe balta ka shkaktuar bllokim për gati 2 orë të rrugës nacionale Bunec-Lukovë, e cila ka qenë e kalueshme vetëm nga automjetet e rëndë.

Etiketa: bunecHEC SasajKryesore1ujëmbledhës

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
Para
Propozimi i PD, socialistët nuk pranojnë të deklarojnë nëse kanë përdorur “Sky” dhe “EnchroChat”

Propozimi i PD, socialistët nuk pranojnë të deklarojnë nëse kanë përdorur “Sky” dhe “EnchroChat”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com