Rruga Vlorë-Orikum ka qenë gjithmonë problematike, ndërsa situata bëhet edhe më rëndë në ditët me shi. Për shkak të reshjeve të shumta të shiut, ky aks rrugor i ndërtuar “shkel e shko” ka pësuar sot rrëshqitje në disa pjesë dhe si pasojë është bllokuar kalimi. Pra, pavarësisht taksave që derdhin qytetarët, pavarësisht miliona eurove që ka dhënë qeveria për rikonstruktimin e kësaj rruge, ajo sërish është në gjendje të shumë të keqe dhe e rrezikshme për automjetet. Duke parë këtë situatë të gjithëve na lind pyetje se, ku shkuan 800 mijë euro që qeveria pagoi për mirëmbajtën e këtij aksi rrugor?!
Kujtojmë se në maj të këtij viti qeveria dhënë një tender me vlerë 71.922.762 lekë pa TVSH, me objekt; stabilizimi i qëndrueshmërisë të aksit rrugor Vlorë – Orikum, zona Jonufër – Nimfa. Si duket kompanisë fituese nuk i kanë mjaftuar paratë, për derisa rruga vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme dhe askush nuk kujdeset për mbarëvajtjen e saj. Atëherë ku shkuan këto para, duke marrë parasysh se edhe në vitet 2008-2009 kësaj rruge i është bërë një rikonstruktim i thellë dhe 800 mijë eruoshi ishte fond shtesë vetëm për mirëmbajtjen e saj.
Marrja e borxheve
Por, nuk mbaron me kaq miliona të tjera janë derdhur në këtë rrugë, e cila shembet sapo fillojnë reshjet. Në prill të 2021 qeveria shqiptare ka marrë 50 milionë uro kredi, ku pjesa më e madhe shkuan sërish për rregullime në aksin Orikum-Vlorë.
Me këto para qeveria synonte që të bënte ndërhyrje konkrete për rritjen e dimensioneve të tombinove dhe urave, mbrojtjen shtesë për skarpatet me qëllim minimizimin e efekteve të rrëshqitjeve të tokës dhe modifikimin e formulave të asfaltit për t’i rezistuar temperaturave të larta. Por faktet flasin vetë dhe tregojnë që asgjë nga këto nuk është bërë, për aq kohë sa rruga katandiset në atë gjendje. Sakaq, sjellim në vëmendje se edhe më parë qeveria ka marrë një tjetër borxh, po për riparimet në këtë aks rrugor. Konkretisht, bëhet fjalë për marrjen e një kredie me vlerë 50 milionë dollarë nga Banka Botërore. Pra, dy herë borxhe, shpërndarja e fondeve në 2008-2009 për rikonstruktim dhe së fundmi tenderi 800 mijë dhe aksi Vlorë-Orikum sërish në gjendje skandaloze dhe pa asnjë investime, po paratë ku shkuan?!
Ankesa
Duke pasur parasysh gjithë këto para të çuara dëm dhe punën që nuk është bërë si duhet, një ankesë është dorëzuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Vetë KPP ka publikuar ankesën që është bërë për tenderin me objekt rikonstruktimin e zonës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum, Loti III. Ky projekt i shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një fond limit prej 53.9 milionë lekë pa TVSH vetëm për projektimin parashikon ndërhyrje në një nga zonat më të problematike në vend s ai takon trafikut në pikun e sezonit veror dhe probleme me rrëshqitjet gjatë dimrit. Sipas dokumentit, ankimuesi për procedurën e prokurimit është Gjeokonsult& Co, i cili pretendon se FSHZ ka dhënë tenderin pa garë duke bërë skualfikime të padrejta dhe ka shkelur ligjin për prokurimet publike. Më tutje, ankimuesi pretendon se dokumentet për këtë tender janë falsifikuar dhe kriteret e garës janë ndryshuar sipas dëshirë, duke shkelur në flagrancë ligjin.
E.H/gijotina.com/
Discussion about this post