GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Stafa: Pacientët me kancer janë të dënuar me vdekje! Ministrja e Shëndetësisë mashtron

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Stafa: Pacientët me kancer janë të dënuar me vdekje! Ministrja e Shëndetësisë mashtron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Osman Stafa ka demaskuar propagandën e ministres së Shëndetësisë Evis Sala për të mbuluar një realitet tragjik që pacientët me kancer përballen në QSUT, e jo vetëm

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, gazetari Stafa tregon për akseleratorin e ri në spitalin Onkologjik në QSUT, një pajisje jetike për trajtimin e kancerit. Ndonëse i ardhur prej pesë muajsh, akseleratori nuk është vënë në punë për shkak të burokracive. Edhe inaugurimi i tij nga Ministria ishte një shfaqje propagandistike. Ndërsa ministrja prezantoi me video trajtimin e pacientit të parë ditën e hënë, dokumentet zyrtare tregojnë se trajtimi i parë është kryer fshehurazi ditën e mërkurë, pas denoncimeve publike dhe nga personel që nuk ishte i trajnuar për përdorimin e pajisjes së re.

Sfata ka një apel dhe për qytetarët të ngrenë zërin sepse nëse sot ata nuk po përballen me spitalet por janë të tjerë, nesër do jenë ata apo familjarët e tyre që do përballen

Stafa: Situata në onkologji është dramatike. Pacientet me kancer nuk marrin dot shërbimin e brakiterapisë, një procedurë thelbësore që përmbyll ciklin e trajtimit, duke i lënë ato të rrezikuara nga rikthimi i sëmundjes. Mungesa e këtij shërbimi, është një “dënim me vdekje”, pasi shumë gra nuk kanë mundësi financiare ta kryejnë jashtë vendit, ndërkohë që shteti nuk ofron asnjë rimbursim.

Ka ardhur një akselerator Linear 3 dhe ka bërë shumë mirë që e kanë sjellë, është një lajm shumë i mirë, sepse e kam, kam tre vite që e them që Shqipëria do të duhet të ketë katër ose pesë akseleratorë në mënyrë që të përballojë të gjithë pacientët të cilët vuajnë nga kanceri për të bërë rrezet e jashtme.

Se çfarë bëjnë pacientët me ata dy që kishim ne? Prishej njëri, dhe një terapi rrezeje që duhej të  shkojë 28 ditë, shkonte tre muaj

Akselatori I ri ka ardhur  më 11 dhjetor 2025. Pra, gati pesë muaj edhe nuk u vendos në punë. Del ministrja të hënën, shkon në QSUT, pas dreke, se thotë aty s’ka radhë. E shiko sa bukur e kemi bërë, por pas dreke aty numri bie.  Të shkojë ministrja në orën 8:00, në orën 9:00 aty. Të shkojë aty, ta shikojë dhe ta filmojë. Filmimet që u regjistruan të hënën, jepen të mërkurën.  Dhe thotë aty pacienti i parë e të tjerë e të tjerë. Burimet e mia, 100% të besueshme brenda atij spitali, më thonë, jo, nuk ka pacient të pare.

I kam çuar dhe kërkesë për informacion Drejtorisë së QSUT-së, sepse do e pres atë përgjigje dhe në varësi të atyre përgjigjeve, dhe sido që të jetë, çështja mund të shkojë në prokurori. Sepse po gënjejnë. Sepse po mashtrojnë dhe unë nuk di a është e duhur pajisja për të bërë rrezatimin apo jo?

Nuk ka pacient të hënën kur ka qenë ministrja. Është gënjeshtra e parë, është propagandë. Ti po mashtron publikisht. Duhet të mbash përgjegjësi. Si mundet një ministre e cila vjen nga një eksperiencë ndërkombëtare me tituj, me një eksperiencë që ka qenë e fushës, profesioniste e të tjerë dhe të gënjejë në këtë formë.

Ja është, unë e kam dokumentin zyrtar këtu. Kam emrin e pacientes e të tjerë dhe e shkruajtur dhe këtu. Shiko. Di çdo gjë çfarë ndodh aty brenda dhe prandaj dal dhe flas dhe mund të përballem me ta në çdo moment. Por duhet t’ju vijë turp për këtë gjënë që kanë bërë. Sepse është mashtrim dhe është e shëmtuar. Pra, një, një i njëjti person dhe e njëjta ministre për të cilën thonë që brakiterapia do vijë. Kur do vijë, se ke gra që vuajnë nga kanceri gjinekologjik sot.

A nuk mundet kryeministri që të krijojë një linjë të caktuar për këto gra të cilat vuajnë nga kanceri për të bërë brakiterapinë?

Ti po thua që në Shqipëri kanceri, është dënim me vdekje me këtë shërbim që ofrohet?

Osman Stafa: Në mungesë të brakiterapisë, është dënim me vdekje. Në mungesë të medikamenteve, është dënim me vdekje. Në mungesë të PET-scanit, është dënim me vdekje. Ministrja e di fare mire.  Ajo e di se çfarë është brakiterapia. Ajo e di rezultatin dhe efektshmërinë që ka ky lloj trajtimi. Në qoftë se nuk bëhet, ajo e di që sëmundja rikthehet te gratë.

Pastaj për PET-scani. Mjekët e spitalit onkologjik, në mungesë të PET-scanit, i thonë pacientëve bëni rezonancë magnetike ose skaner të zakonshëm. Nuk e zëvendësojnë PET-scanin. Pra, atë që bën PET-scani nuk e bën dot as skaneri i zakonshëm, as rezonanca magnetike. Skaneri, PET-scani të ndihmon ty që të kuptosh a janë aktive qelizat kancerogjene, a ka metastaza, edhe ato të fshehurat e mundshme që ti sëmundja mund të ketë në trupin tënd. Nuk i bën dot as, as skaneri i zakonshëm, as rezonanca magnetike. Dhe prandaj u mbetet pacientëve të marrin avionin, ata që kanë lekë gjithmonë e ata që s’kanë lekë vëlla e kanë të mbyllur. Do rrinë në shtëpi. Do bëjnë një skaner të zakonshëm ose një rezonancë magnetike dhe me atë do ecë trajtimi i tyre. Por protokolli nuk e thotë kështu. Është shpikur në 2000,  PET-scani dhe akoma nuk është në Shqipëri.

Kosova ka tre PET-scan, ka brakiterapi. Ka 100 poltrona Kosova.

Janë këto realitete të frikshme, tragjedi të shoqërisë shqiptare. Ndërkohë, pikërisht në këtë, nga njëra anë kemi këtë panoramë tragjike, nga ana tjetër kemi këtë përpjekjen e dëshpëruar të Evis Salës, e cila vetë si emërim ishte një emërim propagande, pra sollëm një profesioniste nga jashtë.

Ministrja kur erdhi tentoi të bëjë njerëzoren dhe eci në ato hapat që ishin normal dhe të sinqertë. Sa tha që këtu nuk bëhen analiza 10 ditët e fundit të muajit, doli ministria dy, tre orë më vonë dhe tha, jo, thotë, nuk është e vërtetë. Kur unë kam tre vite, katër vite që them ditë për ditë që ore, 10 ditët e fundit të muajit dhe e kam me prova unë, jo me deklarata, burime e të tjerë, e kam me prova, me fakte.

Del ministrja pastaj, ndryshon totalisht. Aty ndryshoi totalisht. Është pika e kthesës që tashmë nuk është më një mjeke, por është thjesht një person politik, propagandues, e cila mendon se me gënjeshtra, me propagandë do bëjë shëndetësinë.

E di çfarë ndodh? Ministrja mendon se duke pasur një shumicë mediash që i bëjnë lajmet për akselatorin tre pa pikën e verifikimit mendon se do gënjejë gjithë shqiptarët. Po janë njerëzit të cilët shkojnë nëpër spitale, pacientët, familjarët e tyre që shikojnë të vërtetën. Pra, janë ata që shkojnë te Onkologjiku. Se thotë ministrja, s’ka ilaçe. Do t’ia nxjerr unë katër ilaçe tani që mungojnë. Në Elbasan mungon Goserelina për pacientët të cilët vuajnë nga prostata, nga kanceri i prostatës.

Nuk është qëllimi i tyre me zgjidh situatën. Qëllimi i tyre është me i fsheh, me i zhduk skandalet në shëndetësi. Nuk ka zgjidhje, mo. Thjesht i fusin poshtë tapetit aty

Mos mashtroni sepse është gjëja më e turpshme që është duke, është duke ndodhur. Pa brakiterapi, pa PET-scan, pa ilaçe, do jua numëroj, se do jua nxjerr edhe ilaçet që mungojnë. Jo vetëm në Tiranë, por edhe në, edhe në rrethe. Pa poltrona. Pa ato shiringat elektrike. Pastaj, trombektomi jo, po lente jo,  me mungesa  që lidhen me vigonat, me mungesa të alkoolit.

Ore, reagoni për këtë. Reagoni të paktën për shëndetësinë, për shëndetin tuaj se nesër pastaj do e paguani ju, familjarët tuaj, fëmijët tuaj, gjyshërit tuaj, të gjithë, e gjithë ne me radhë, mo. E na ruajt Zoti, unë e them, sidomos për këtë trombektominë, e arteriografinë, na ruajt Zoti, se po na ra Flavio, shans ne nuk kemi.

Etiketa: kancerKryesore1mashtrimMinistre

Lajme të lidhura

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja
Aktualitet

Plagosja me armë në Vlorë/ I riu u qëllua nga një person me motor pasi doli nga kafja

19:24 - 07/06/26
Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Shijak, dy persona përplasen me njëri-tjetrin pas konfliktit

18:52 - 07/06/26
“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit
Aktualitet

“Enea më tha se ka lëvizje te stalla”/ Rrëfimi i oficerit që u gjend në vatrën e zjarrit

18:21 - 07/06/26
Para
Berisha denoncon Dumanin: Vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në 2004!

Berisha denoncon Dumanin: Vila e ndërtuar në vitin 2000 rezulton tokë bujqësore në 2004!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit ulen këmbëkryq në Bulevard, thërrasin në kor: Shqipëri e re, Revolucion
Lajme

Protestuesit ulen këmbëkryq në Bulevard, thërrasin në kor: Shqipëri e re, Revolucion

23:24 - 07/06/26

Marshimi i protestuesve kundër qeverisë Rama duket sikur se nuk ka fund. Qytetarët janë ulur këmbëkryq në bulevardi "Dëshmorët e...

Lexo më shumë
“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve

“I lëshuat raketat, kaq mjafton”/ Trump thirrje Iranit: Ejani në tryezën e bisedimeve

22:52 - 07/06/26
Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

22:16 - 07/06/26
Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë

21:28 - 07/06/26
Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku

20:50 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişkralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomjojobetcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş