GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

22:10 - 04/03/26
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Andrea Formiga, kirurg italian, drejtor i qendrës mjekësore CIBO në Milano për trajtimin e mbipeshës dhe obezitetit, është në hetim nga Prokuroria e Padovës në Itali bashkë me dietologen e së njëjtës qendër Alessandra Freda. Kur këshillimi ushqimor nuk mjaftonte, dietologia nuk sugjeronte opsion tjetër, veç ngushtimit të stomakut te mjeku ekspert për trajtimin e obezitetit me teknika kirurgjikale, Andrea Formiga.

Dietologia Alessandra Freda

Por çfarë e lidh kirurgun italian me Shqipërinë?

Historia nis në dhjetor të vitit 2025. Një sipërmarrës italian, 54-vjeçari Massimo Ferro, prej vitesh në një betejë pa sukses për të humbur peshë, ra në kontakt me kirurgun Andrea Formiga në klinikën private në Milano. Mjeku i sugjeroi menjëherë zgjidhjen ‘magjike’ të dobësimit, ngushtimin e stomakut, një ndërhyrje që në Itali, do t’i kushtonte rreth 15 mijë euro. Por kur pa hezitimin e sipërmarrësit, i ofroi një tjetër alternativë. Të njëjtën ndërhyrje, pacienti mund ta kryente po me të, në Tiranë. Kirurgu i Milanos, punonte edhe në spitalin “Trita Hospital” në kryeqytetin shqiptar, dhe për të njëjtën ndërhyrje, kosto do të ishte 4.400 euro, më shumë se trefish më e ulët se në Milano.

Operacioni u planifikua për më 18 dhjetor në Tiranë, pa bërë asnjë test para-operator në Milano edhe pse pacienti ishte me diabet të tipit II dhe peshonte 108 kilogramë.

Bashkëshortja, e cila e shoqëroi Massimo Ferron në Tiranë më 17 dhjetor 2025, 1 ditë para operacionit, siç ka denoncuar te autoritetet italiane, pretendoi se në spitalin privat “Trita Hostpital” nuk iu bë asnjë procedurë paraprake. Vetëm 2 ditë pas operacionit, sipërmarrësit italian iu shfaq temperaturë e lartë, dhe në disa sorollatje dhe ping-pong, sa herë në QSUT, e sërish duke e kthyer në spitalin privat, Massimo Ferro, ndërroi jetë më 22 dhjetor 2025 në reanimacionin e QSUT-së pas një arresti kardiak që pësoi kur ndodhej te “Trita Hospital”.

Biznesmeni që ndërroi jetë Massimo Ferro me bashkëshorten

Veç humbjes së njeriut të zemrës, bashkëshortja dhe familja e sipërmarrësit, ende nuk kanë në duar shkakun përse Massimo Ferro ndërroi jetë.  Report Tv ka pyetur zyrtarisht edhe QSUT-në, për të mësuar mbi gjendjen fillestare të italianit kur mbërriti në urgjencë dhe trajtimin mjekësor që iu bë, por kjo përgjigje është refuzuar me arsye dhe kërkesa të habitshme, se përse media jonë interesohej për rastin. Në fakt, për vdekjen e tij, ka edhe një hetim të nisur në Prokurorinë e Tiranës, që pritet të zbulojë përgjegjësinë e mjekut italian që bëri operacionin, apo edhe reagimin e bluzave të bardha në QSUT, kur Massimo Ferro u shkoi për herë të parë me temperaturë të lartë më 21 dhjetor 2025. Por ky element, nuk e ka bindur QSUT-në të kuptojë interesin publik mbi këtë çështje dhe detyrimin për të garantuar transparencë.

Vetë “Trita Hospital” thotë se pacientët e quanin kirurgun Andrea Formiga “doktori i mrekullive”.

Postimi i Trita Hospital ku e quan kirurgun Andrea Formiga “doktori i mrekullive”.

Në të njëjtën klinikë, Report Tv mëson se punon edhe një tjetër mjek italian, gjithashtu me një hetim të hapur ndaj tij në Itali, për vdekjen e një pacienteje në Romë, një vajze 22-vjeçare, pas një ndërhyrjes estetike në hundë.

Margaret Spada ndërroi jetë në 4 nëntor të vitit 2024, pas ndërhyrjes nga kirugu Marco Procopio. Pesë muaj nga vdekja e pacientes së tij në Romë, më 7 prill të vitit 2025 ai rregjistrohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, si person fizik. Në fakt, adresa Rruga Derhemi, që ai ka vendosur, është e njëjta me atë të spitalit privat “Trita Hospital”, sikundër në QKB, është regjistruar me e-mailin e spitalit Trita.

Margaret Spada dhe Marco Procopio

Licencën në Shqipëri ai e fitoi edhe falë një certifikate të sjelljes së mirë profesionale, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve në Itali, që vërteton se mjeku është i regjistruar, ushtron profesionin dhe nuk ka masa disiplinore, pjesë e kritereve të kërkuara nga autoritetet shqiptare. Por pak muaj më pas, në Itali, me vendim gjykate atij iu pezullua e drejta e ushtrimit të profesionit për një periudhë 1-vjeçare. Ndërsa pak javë më parë, prokuroria italiane mbylli hetimet duke e akuzuar atë për vrasje nga pakujdesia.

Megjithatë, në Tiranë, kirurgu Procopio, ka vazhduar qetësisht punën në “Trita Hospital”.

Si Andrea Formiga, dhe Marco Procopio, janë pjesë e një liste të gjatë mjekësh të huaj që ushtrojnë profesionin edhe në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të siguruara nga Report TV, flasin për 354 mjekë nga shtete të ndryshme. Nuk dihet megjithatë, se në cilat klinika ata punojnë. Urdhri i Mjekëve jep vetëm licencat për ushtrimin e profesionit edhe në Shqipëri. Ndërsa është Ministria e Shendetesise ajo që duhet të kontrollojë se ku punojnë këta mjekë, të huaj dhe të mbikëqyrë punën e tyre, njëjtë siç duhet të ndodhë me veprimtarinë e mjekëve shqiptarë. Por nga Ministria e Shëndetësisë, Report Tv nuk e ka marrë një përgjigje, edhe pse afatet ligjore të kërkesës për informacion, janë shkelur.

Po ashtu, nga shifrat e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, nuk dihet se sa prej këtyre mjekëve janë rezidentë në Shqipëri, apo sa prej tyre punojnë edhe në vendet e tyre të origjinës dhe vijnë në Tiranë vetëm për konsulta mjekësore ose ndërhyrje kirurgjikale.

Në 2025-ën, ishin 431 mjekë të huaj në Shqipëri, siç bën të ditur Urdhri i mjekut për Report Tv, por 77 prej tyre nuk janë paraqitur për rinovimin e licencës.

Gati gjysma e mjekëve të huaj që janë aktualisht në Shqipëri, punojnë si mjekë të Përgjithshëm, pasuar nga kirurgjia plastike, kirurgji e përgjithshme, ortopedi, dhe Obstetrikë-Gjinekologji.

Për të marrë licencën nga Urdhri i Mjekëve, siç thuhet në reagimin zyrtar për Report Tv, një mjek i huaj, duhet të ketë edhe një dëshmi penaliteti, njohjen e diplomës dhe specializimeve nga institucionet shqiptare, si dhe një rekomandim nga një mjek specialist i së njëjtës fushë në Shqipëri.

Mjekët rezidentë duhet të njohin gjuhën shqipe, ndërsa ata jo-rezidentë duhet të punojnë me përkthyes.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në total, në Shqipëri janë rreth 6,900 mjekë të licencuar, ku rreth 80% e tyre punojnë në sektorin publik. Raporti aktual është rreth 220 mjekë për 100,000 banorë, një shifër që mbetet nën mesataren e vendeve të Evropës Juglindore.

Report TV

Etiketa: HetimiKryesore1Mjeket

Lajme të lidhura

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish
Breaking Views

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish

22:59 - 04/03/26
Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani
Breaking Views

Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani

22:20 - 04/03/26
Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare
Breaking Views

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

21:18 - 04/03/26
Para
Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani

Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish
Breaking Views

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish

22:59 - 04/03/26

Një gol i shënuar herët nga Bukayo Saka në ndeshjen mes Brightonit dhe Arsenalit u mjaftoi “Topçinjve” për të marrë...

Lexo më shumë
Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani

Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani

22:20 - 04/03/26
Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’

22:10 - 04/03/26
Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare

21:18 - 04/03/26
Punonjësi i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit, arrestohen 3 zyrtarë, në kërkim drejtori

Punonjësi i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit, arrestohen 3 zyrtarë, në kërkim drejtori

21:03 - 04/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com