GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shëndetësia në kolaps! KLSH tregon skandalet e ilaçeve dhe fondet e rimbursimit

17:59 - 04/11/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Shëndetësia në kolaps! KLSH tregon skandalet e ilaçeve dhe fondet e rimbursimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pikërisht sot, ditën kur u njoftua arrestimi i Spartak Zekja, kreu i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor i larguar pak ditë më parë nga ky post, – pasi akuzohet se është përfshirë në një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike të frymëmarrjes – KLSh evidenton si sistemi i kontrollit të barnave është lënë i pambrojtur ndaj abuzimeve dhe se fondet e rimbursimit apo blerjeve publike mund të keqpërdoren lehtësisht

Raporti i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit u prezantua sot nga Arben Shehu në Komisionin e përbashkët për Nismat Qytetare dhe në Komisionin e Ekonomisë. Në raport evidentohet se sektori i shëndetësisë paraqitet me probleme kritike, duke filluar nga një buxhet i nënfinancuar e deri te parregullsi të shumta në administrimin e barnave dhe mungesë monitorimi.

Sektori vuan nga vonesa procedurale dhe parregullsi të thella në administrimin e barnave. Auditimi zbulon se nuk ekziston një mekanizëm efektiv për të monitoruar zinxhirin e furnizimit me barna, duke lënë hapësirë për abuzime.

Mungesa e verifikimit të çmimeve të referencës, kontrollet fiktive dhe inventarët e pasaktë në depot farmaceutike dëshmojnë për një sistem kontrolli të brendshëm të dështuar dhe mungesë totale transparence, duke vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe financat publike.

Kreu i Kontrollit të Lartë Shtetëror, Arben Shehu

“Buxheti i akorduar për sektorin e shëndetësisë rezultoi i nënfinancuar, me pagesa, me vonesa procedurale, kombinuar me parregullsi gjatë procesit të administrimit të barnave, mbikëqyrjes së furnizimeve, si dhe mungesë të monitorimit nga organet përgjegjëse.

Nga auditimi i zhvilluar mbi procesin e administrimit për kontrollin e listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2024, rezultoi se FSDKSH dhe strukturat e saj zbatuese nuk kanë garantuar një mekanizëm efektiv të mbikëqyrjes dhe monitorimit të zinxhirit të furnizimit dhe qarkullimit të barnave.

U evidentuan mangësi në zbatimin e dispozitave ligjore dhe kontraktuale për shkak mosverifikimin e çmimeve të referencës dhe mungesën e kontrollit fizik të faturave, çka ka bërë të pamundur vlerësimin objektiv të përputhshmërisë dhe zbatimin e dispozitave për ndërprerjen e kontratave në rast të shkeljes të përsëritura.

Procesi i inventarizimit në depot farmaceutike rezultoi i pasaktë dhe jo i dokumentuar, me mospërputhje ndërmjet të dhënave fizike dhe atyre elektronike në sistemin e-Depo, si dhe në përdorim të gabuar të kodeve të barnave dhe deklarime të pasakta të gjendjeve, duke rritur rrezikun e pasaktësisë dhe mungesës së transparencës.

Gjithashtu, mungesa e kontrolleve të rregullta në depot farmaceutike, e penaliteteve për shkelje kontraktuale dhe verifikimeve për barna spitalore të shpërndara në rrjetin e hapur, dëshmojnë për dobësi të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe mungesë të reagimit administrativ ndaj devijimeve të përsëritura.”

Fakte të tjera shokuese të raportit KLSH për 2024

Në fushën e të ardhurave, realizimi total paraqitet nën plan, kryesisht për shkak të mosrealizimit të të ardhurave doganore dhe granteve, ndërkohë që në raportimin e tyre vijojnë të përfshihen arkëtime për parapagime të palidhura me një detyrim tatimor apo ë dhe zëra të tjerë jo tatimorë, në saktësinë, krahasueshmërinë dhe analizën e realizimit të treguesve fiskal.

Gjithashtu, në planin e të ardhurave nuk rezulton të jenë marrë në konsideratë efektet nga arkëtime të borxhit tatimor dhe doganor, të cilat pavarësisht pagesave të kryera gjatë vitit, respektivisht shfaqin një rritje vjetore prej 7.4 miliardë lekë për borxhin tatimor dhe rreth 1 miliardë lekë për borxhin doganor.

Sa i përket kontributit të njësive të qeverisjes vendore në të ardhura, u konstatuan mangësi në administrimin e pronës dhe dhënien e saj në përdorim nëpërmjet kontratave të qirasë, pasaktësi në taksën e ndikimit në infrastrukturë, mosarkëtim të debitorëve për të gjitha kategoritë, për të gjitha kategoritë, familjarëve apo subjekteve dhe mbledhjen e detyrimeve të tjera jo tatimore nën administrimin e njësive vendore.

Fondet speciale shfaqin problematika në lidhje me mosdeklarimin dhe mospagesat e plota apo në kohë të listëpagesave të dorëzuara nga institucionet e qeverisjes së përgjithshme dhe entet publike, me efekt rritje të stokut të detyrimeve të subjekteve ndaj skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ku kemi parasysh njëkohësisht administrimi i borxhit në fund të vitit 2024 nuk u shoqërua me masa të standartizuara për ndjekje dhe ekzekutim.

Të ardhurat nga kontributet për ISSh, pavarësisht realizimit, nuk kanë qenë të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të skemës së pensioneve në qytet dhe në fshat, duke rezultuar me defiçit të vazhdueshëm, i cili krahasuar me vitin 2023 paraqitet në rënie.

Nga auditimi mbi debitorët për kontributet dhe sigurimet shoqërore, është konstatuar një rritje e ndjeshme e tyre, veçanërisht nga sektori publik, privat, duke reflektuar vështirësi në mbledhjen e detyrimeve me rrezik për qëndrueshmërinë e skemës.

Janë evidentuar mangësi në bashkëpunimin ndërinstitucional midis ISSh-së dhe DPT, probleme në transmetimin e të dhënave dhe mbledhjen e listëpagesave, si dhe mungesë inspektimesh në disa drejtori rajonale.

Nga auditimi në skenën e pensioneve, u konstatuan problematika në lidhje me planifikimin dhe financimin e bonusit të pensioneve, devijimi nga planifikimi për shkak të rishpërndarjes së fondeve dhe zhvendosjes së peshës së shpenzimit nga indeksimi i pensioneve tek bonusi për pensionistët, si dhe përllogaritja e indeksimit në një nivel më të ulët se viti paraardhës.

Ndërkohë, realizimi i deficitit vetëm në muajin dhjetor është kushtëzuar nga përqëndrimi i shpenzimeve në këtë muaj, ku janë kryer 21% të totalit vjetor.

Gjithashtu, në këtë rezultat kanë ndikuar dhe disa trajtime të paunifikuara kontabël, si të ardhurat e transfertës nga shpronësimet dhe transferimi i rezultatit financiar të ISSh-së.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv
Aktualitet

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv

23:35 - 13/01/26
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit
Aktualitet

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit

22:43 - 13/01/26
“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut
Aktualitet

“Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut

21:30 - 13/01/26
Para
Përjashtohet nga seanca, Gazment Bardhi refuzon të largohet – Kuvendi ndërpret punimet

“Si u ndryshuan kriteret e tenderit?” Bardhi publikon përgjimin nga dosja Balluku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:48 - 14/01/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026

07:34 - 14/01/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2026

07:27 - 14/01/26
Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv

23:35 - 13/01/26
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit

22:43 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com