GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Shenja paralajmëruese të një arresti kardiak

17:10 - 28/03/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
Shenja paralajmëruese të një arresti kardiak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sërë simptomash i paraprijnë arrestit kardiak, që mund të nënkuptojë se pacienti është në rrezik të një gjendjeje potencialisht fatale.

Studiuesit i kanë përcjellë njerëzit që përjetuan arrest kardiak jashtë spitalit. Pacientët u regjistruan në regjistrin danez të arrestit kardiak midis viteve 2016 dhe 2018. Një në dhjetë prej tyre kishte thirrur një ambulancë deri në 24 orë para se të përjetonte një arrest kardiak.

Simptomat më të zakonshme të hershme të arrestit kardiak ishin: problemet me frymëmarrje, konfuzioni, të fikëtit, dhimbje gjoksi dhe zbehje. Mosha mesatare e pacientëve ishte 74 vjeç, ndërsa 59.9 për qind ishin meshkuj.

“Problemet me frymëmarrje kishin më shumë gjasa t’i paraprinin arrestit kardiak sesa dhimbja e gjoksit. Për shkak se dispnea (vështirësi në frymëmarrje) është gjithashtu një shenjë e gjendjeve të tjera mjekësore, shpresojmë që gjetjet tona do të nxisin kërkime të mëtejshme për të ndihmuar dispeçerët e ndihmës së shpejtë të dallojnë midis simptomave të gjendjes dhe problemeve të tjera shëndetësore”, ka thënë autori i studimit, Filip Gnesin, shkencëtar në spitalin ‘North Zealand’ në Hillerod të Danimarkës.

Arresti kardiak, i njohur gjithashtu si arrest kardiopulmonar, ndodh kur zemra juaj papritmas ndalon së pompuari gjakun drejt organizmin. Personi me arrest kardiak humb vetëdijen, ndërsa frymëmarrja është e parregullt. Kur ndodh arresti kardiak, nuk ka kohë për të humbur, është një urgjencë kërcënuese për jetën dhe telefonimi i shërbimeve emergjente është jetik. Arresti kardiak është humbja e menjëhershme e funksionit të zemrës, frymëmarrjes dhe vetëdijes. Kjo gjendje zakonisht rezulton nga një problem në sistemin elektrik të zemrës, i cili prish veprimin e pompimit të zemrës dhe ndalon rrjedhën e gjakut në trupin tuaj.

Arresti kardiak nuk është i njëjtë sikurse një sulm në zemër (infarkti), kur bllokohet rrjedha e gjakut në një pjesë të zemrës. Sidoqoftë, një sulm në zemër ndonjëherë mund të shkaktojë një shqetësim elektrik që çon në arrest kardiak.

Nëse nuk trajtohet menjëherë, arresti kardiak mund të çojë në vdekje. Mbijetesa është e mundur me kujdes të shpejtë dhe të duhur mjekësor. Reanimacioni kardiopulmonar (CPR), duke përdorur një defibrilator – apo edhe thjesht duke bërë kompresime në gjoks – mund të përmirësojë shanset për të mbijetuar.

Shenjat dhe simptomat e arrestit kardiak janë të menjëhershme dhe drastike: Rrëzim e papritur, humbje e pulsit, ndalim i frymëmarrjes, humbje e vetëdijes.

Ndonjëherë disa shenja dhe simptoma ndodhin para shfaqjes arrestit kardiak, siç janë: pakëndshmëri në gjoks, frymëzënie, dobësi, rrahje të shpejta, palpitacione (megjithëse më së shpeshti, arresti kardiak ndodh pa shenja paralajmëruese).

Shkaktari i zakonshëm i arrestit kardiak është ritmi jonormal i zemrës (aritmia) që ndodh kur sistemi elektrik i zemrës nuk funksionon si duhet. Sistemi elektrik i zemrës kontrollon shkallën dhe ritmin e rrahjeve të zemrës. Nëse diçka shkon keq, zemra juaj mund të rrahë shumë shpejt, shumë ngadalë ose në mënyrë të parregullt (aritmi). Shpeshherë këto aritmi janë të shkurtra dhe të padëmshme, por disa lloje mund të çojnë në arrest kardiak të papritur.

Më së shpeshti, çrregullimi i ritmit të zemrës te arresti kardiak ndodh si pasojë e një fibriliacioni ventrikular (impulse të shpejta, të çrregullta elektrike që i bëjnë barkushet e zemrës të rrahin pa dobi, në vend që të pompojnë gjak).

Etiketa: arrest kardiakzemra

Lajme të lidhura

Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Para
Mashtronte duke u shtirur si dentist, arrestohet shqiptari

Mashtronte duke u shtirur si dentist, arrestohet shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Selitë e Vogël” një 41-vjeçar i cili qarkullonte me armë...

Lexo më shumë
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com