GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Belgjikë, Megaoperacioni me mbi 1000 efektivë arrestojnë 64 shqiptarë

10:41 - 27/10/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Belgjikë, Megaoperacioni me mbi 1000 efektivë arrestojnë 64 shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion vërtet i madh i zhvilluar gjatë natës në Bruksel me më shumë se 1 mijë policë kanë vënë në pranga 64 shqiptarë pasi kanë zbuluar që  prodhonin kokainë.

Të arrestuarit ishin pjesë e grupit që kishte në zotërim gjashtë laboratore droge, ku prodhonin kokainë e më pas e shpërndanin për shitje me shumicë. Autoritetet belge kanë zbuluar se më shumë se një ton kokainë dilte nga laboratorët çdo javë.

Lënda narkotike transportohej në një numër të madh vendesh evropiane përmes korrierëve. Vendet në të cilat shpërndahej lënda narkotike janë: Itali, Gjermani Suedi, Angli, Francë, Holandë dhe Portugali.

Javën e kaluar u zhvillua operacioni i parë në Liezh, që u pasua nga një tjetër operacion në Antëerp të hënën, ndërsa të martën u zhvillua ai në kryeqytet.

“Po shënjestrojmë trafikun e kokainës. Nuk është domosdoshmërisht një çështje sekuestrimi droge në sasi të larta, por shkatërrimin e një bande trafiku droge aktive në trafikun ndërkombëtar të kokainës”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Federale belge, Eric Van Dyuse.

Ky operacion po kryhet  pasi Belgjika cilësohet si një nga portat hyrëse të kokainës në Europë dhe se vendi konsiderohet me një risk të lartë të përfshirjes së mafias.

Për vite me radhë, rrjetet kriminale kanë trafikuar me tonelata kokainën nga portet e Antëerp-it në Belgjikë, Hamburgu në Gjermani dhe Le Havre në Francë. Brukseli duket se është shndërruar në një qendër logjistike ku droga përpunohet në laboratorë dhe ruhet në ndërtesa të ndryshme, ndonjëherë edhe në zemër të qytetit, përpara se të shpërndahet në vendet e tjera.

E rëndësishme për këtë operacion ka qenë dekriptimi i mesazheve të kriminelëve që i shkëmbenin nëpërmjet një rrjeti komunikimi që mendonin se ishte e sigurt. Në qendër të hetimit ka qenë trafiku i kokainës, që në Europë sipas mediave, menaxhohet kryesisht nga ‘Ndragheta dhe mafia shqiptare, të cilët kanë kontakte direkte me prodhuesit në Amerikën Latine dhe lehtësojnë shpërndarjen në Gjermani, Itali dhe Belgjikë.

Në operacionin në Antëerp, policia ka arrestuar 10 persona. 6 prej tyre kanë punuar më parë në port. Në Liezh, 27 persona janë arrestuar në lidhje me një sasi droge me vlerë 80 milionë Euro. Po ashtu gjatë operacioneve janë sekuestruar 8 armë zjarri, mes tyre 5 Kallashnikovë, 80 mijë Euro cash, celularë të enkriptuar, mjete, dhe bizhuteri me vlerë.

Mediat blege nga ana tjetër flasin për aleancat e forta mes klaneve kalabreze dhe ‘Ndragheta-s me mafian shqiptare. Kjo lidhje e fortë është përdorur sidomos për operacionet e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.

Etiketa: belgjikePolicia

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Favorizuan fituesit në tendera për spitalin, SPAK kërkon ndëshkim për tre të akuzuarat

Favorizuan fituesit në tendera për spitalin, SPAK kërkon ndëshkim për tre të akuzuarat

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com