Astrologia Chrysanthi Kalogeri e ftuar në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, bëri një përmbledhje të klimës së muajit të parë të vitit që sapo nisëm për shenjat e zodiakut.
Ajo tha se skema planetare përgjatë Janarit është më e mirë në krahasim me Dhjetorin e vitit që kaloi, duke e përshkruar kështu si një periudhë pozitive për shenjat. Hëna e plotë në datën 15 Janar dhe Hëna e re e cila do të zhvillohet në datën 29, do të jenë ngjarje të rëndësishme të cilat do të ndikojnë jo pak në jetën tonë. Sa i përket ditës më me fat të muajit, Chrysanthi Kalogeri veçoi datën 29, kurse ditët më fatlume të kësaj jave sipas astrologes janë datat 4, 5 dhe 6.
“Janari do të jetë më i mirë se fundi i Dhjetorit, sidomos nga kjo javë. Pra skema planetare është më e mirë se sa Dhjetori. Nga ana tjetër do të kemi një Hënë të plotë e cila zhvillohet nga data 15 e muajit, e cila megjithëse mund të kemi pak stres më tepër dhe mund të nxjerrë probleme në çështjet familjare, ka dhe gjëra të mira. Më e bukura vjen në datën 29 Janar ku do të kemi një Hënë të re në shenjën e Ujorit. Një Hënë e re e cila do të jetë në harmoni me planetin e fatit Jupiterin nga shenja e Binjakëve, kështu që do të kemi shanse për zhvillim e përparim. Që sot ka hyrë Afërdita në shenjën e Peshqve në një pozicion shumë të mirë, kështu që dashuria dhe sfera ekonomike ofron kushte shumë të mira për të gjithë, veçanërisht për shenjat e ujit dhe të tokës. Në datën 6 Janar kalon Marsi sërish në prapavijë në shenjën e Gaforres kështu që gjatë gjithë Janarit do të shohim çështje kryesisht në sferën politike, ndërkohë në aspektin personal do të hasim çështje që mund të kenë nisur që në Nëntor ose Dhjetor dhe të hasin pengesa tani. Mund të dalin çështje nga e kaluara që tani kërkojnë zgjidhje. Për sa u përket ditëve të mira do të veçoja datën 4, 5 dhe 6, ku dielli vjen në lidhje harmonike me Saturnin. Njëkohësisht Janari do të jetë një muaj ku do të kemi shumë zhvillime politike”, tha astrologia.
Discussion about this post