GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Shensoi: Bylisi meriton të qëndrojë në Superiore

19:18 - 25/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shensoi: Bylisi meriton të qëndrojë në Superiore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tirana ka hedhur një hap të gabuar në “Arena Egnatia”, duke barazuar me rezultatin 2-2 kundër Bylisit, që sot e gjeti të luante ndeshjen e jetës pas një sezoni mediokër. Pas ndeshjes foli edhe trajneri i ballshiotëve, Naxhi Shensoi. Ai u ndal konkretisht tek penalltia e fituar nga ekipi i tij.

“Trajneri shikon skuadrën e vet dhe bën llogaritë e veta. Unë dhe trajneri i Partizanit jemi të huaj dhe na duhet një filozofi loje, sepse vetëm ashtu mund të punojmë. Gjithmonë më ka ecur mirë përballë Tiranës. Bylisi luan mirë dhe tregon se ka një filozofi loje. Edhe javën e kaluar ndaj Kukësit, merituam fitoren, ndonëse luan në inferioritet në fushë. Kemi treguar në fushën e blertë që meritojmë që të qëndrojmë në Superiore.

Penalltia- Rregullat janë aty. Çfarë janë rregullat? Ajo situata që u bë faull brenda 16 metrash po të ishte bërë jashtë, a do të quhej faull apo nuk do të quhej? Nëse është jashtë 16 atëherë faull është dhe brenda dhe jepet penallti. Është shumë e thjeshtë. Pyetja është që nëse jashtë 16 metrave a e jep arbitri faullin me atë të shtyrë. Hajde shikojmë rregullat. Mund të pyesim të gjithë arbitrat e FIFA-s që janë në Shqipëri a e japin faull në atë duel jashtë 16, nëse thonë po atëherë është penallti. Nuk duhet të dalë vetëm ai momenti në plan të parë, duhet të dalë në plan të parë loja e Bylisit ti bësh 2 gola Tiranës. Loja dhe refleksi që bëmë ne nuk duhet që Tirana të flasë vetëm për atë moment dhe të thotë që humbëm ne, ku është Tirana. Nëse vjen dikush nga jashtë dhe e shikon ndeshjen nga tribuna nuk e bën diferencën kush është për titull dhe kush për mbijetesë.

Çdo ndeshje kemi luajtur futboll, çdo ndeshje kemi treguar që Bylisi luan futboll. Nëse Tirana mendon që vetëm ai episod do ti jepte fitoren, unë nuk mendoj kështu. Mos harroni ne kishim mundësi për të shënuar golin e fitores me Eskuerdinjën, sepse ne donim që të fitonim ndeshjen. E dija që nëse ndeshja shkonte në barazim deri në minutën e 70-të, do të mund të fitonim, sepse presioni kalonte nga ana e Tiranës. Ishim të qetë. Nuk më interesojnë paragjykimet. Ndeshja ndaj Vllaznisë? Do të përgatitemi si për çdo ndeshje, duke synuar maksimumin”, u shpreh ai për “Oversport”.

Etiketa: Byliusshensoi

Lajme të lidhura

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit
Sport

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Para
Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Deputetët e Kuvendit bashkojnë votat për rritjen e pagave të tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Lexo më shumë
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com