GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Shërbëtori” i Putin paralajmëron: Nëse Wagner merr në dorë armët bërthamore do…

18:54 - 24/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Shërbëtori” i Putin paralajmëron: Nëse Wagner merr në dorë armët bërthamore do…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti i Federatës Ruse Dmitry Medvedev deklaroi këtë të shtunë se Rusia nuk do të lejojë që një kryengritje e udhëhequr nga shefi mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin të kthehet në një grusht shteti ose një krizë globale, njoftoi të shtunën agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se e gjithë bota do të ishte në prag të katastrofës nëse armët bërthamore ruse bien në duart e “banditëve”.

Moska po përjeton momente tensioni pasi mercenarët e grupit “Wagner” janë nisur drejt kryeqytetit rus për të rrëzuar regjimin e ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, lëvizje kjo që nga Kremlini është interpretuar si përpjekje për një grusht shteti.

Deklarata, e bërë në orët e natës mes së premtes dhe së shtunës nga Jevgjeni Prigozhin, bëri që në Moskë të rriten ndjeshëm masat e sigurisë, interneti të kufizohet dhe që në rrugët hyrëse të qytetit të vendosen barrikada me mitralozë.

Sipas të dhënave autokolona e mercenarëve të “Wagner” ndodhet 400 km në jug të Moskës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar paraditen e së shtunës vetë presidenti Vladimir Putin, i cili ka paralajmëruar se, “Wagner” ka vënë në lojë të ardhmen e Rusisë, duke e cilësuar lëvizjen e saj si një “thikë pas shpine”.

Pa përmendur specifikisht Prigozhin, Putin tha se “ambiciet e mëdha të dikujt janë kthyer në një tradhti të lartë”.

Kreu i Kremlinit paralajmëroi gjithashtu për “ndëshkim të pashmangshëm” të atyre që po përçajnë shoqërinë ruse, e cila sipas tij ka rënë prej e një “mashtrimi kriminal”./Euronews/

Etiketa: Dmitry MedvedevRusiaWagner

Lajme të lidhura

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Para
Implozioni i Titan/ Hetuesit kërkojnë të verifikojnë shkaqet e tragjedisë

Implozioni i Titan/ Hetuesit kërkojnë të verifikojnë shkaqet e tragjedisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës, i cili akuzohet për falsifikim. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com