GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shërim, vaksinim ose test! Gjermania publikon rregulloren e re kundër koronavirusit

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Shërim, vaksinim ose test! Gjermania publikon rregulloren e re kundër koronavirusit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjermani kush është vaksinuar dy herë, mund të paraqesë një test negativ apo është shëruar nga COVID-19 ka mundësi të lëvizë lirshëm. Ky rregull rrit presionin ndaj atyre, që nuk janë vaksinuar.

Për një kohë të gjatë njerëzit në Gjermani ishin shpesh të paqartë mbi rregullat e shumta ndaj pandemisë së koronavirusit, të cilat ndryshonin nga landi në land. Por që nga e hëna (23.08) kjo ka ndryshuar. Kush do të qendrojë brenda në restorant, në kafene, do të shkojë në kinema apo në pishinë, të vizitojë të afërmit në spital apo në strehimoret e kujdestarisë duhet të paraqesë dëshminë e vaksinimit të plotë, ose vërtetimin që është shëruar nga COVID-19 ose një test aktual. Disa lande si p.sh. Berlini e kanë aplikuar këtë rregullore që nga dita e premte (19.08). Situata do të vështirësohet për ata që janë të pavaksinuar. Ata duhet të paraqesin kurdoherë një test negativ jo më të vjetër se 24 orë. Kush do të kalojë pushimet në hotel do të detyrohet ta bëjë testin çdo tri ditë.

Kurs me rregulla të reja

Qeveria dhe landet do të ndjekin një kurs me rregulla të reja në situatën e pandemisë: Edhe nëse do të rritet numri i të infektuarve, synimi është të shmanget me çdo kusht një lockdown si vjeshtën e kaluar. Për më tepër që aktualisht më shumë se 64,1 përqind e njerëzve në Gjermani kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës dhe 59 përqind janë plotësisht të vaksinuar, sikurse njoftoi të hënën (23.08) ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Në fundjavë edhe kandidatët për kancelar Armin Laschet i CDU-së dhe Olaf Scholz i SPD-së theksuan, se të paktën për ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nuk do të ketë më një lockdown edhe nëse rriten shifrat e infeksionit. Për të arritur imunitetin e tufës, sipas virologëve duhet një kuotë vaksinimi në varësi të grupmoshës deri në 85 përqind. Ndonëse është rritur aktualisht ritmi i vaksinimeve, shifrat janë larg për një imunitet tufe. Për më tepër tani që pas hapjes së shkollave dhe kthimit pas pushimeve të verës numri i infeksioneve po rritet sërish. Numri i infeksioneve të reja për 100.000 banorë në shtatë ditë të hënën arriti në 56,4. Kjo është më pak se në pranverë, kur incidenca shënonte 160, gjë që çoi në vendosjen e kufizimeve të shumta. Në disa qytete si në Leverkusen incidenca tani ka arritur në 200. Pra pavarësisht se shumë janë vaksinuar, pandemia vazhdon të jetë e pranishme.

Testet së shpejti me pagesë

Kur qeveria në pranverë i zbuti masat kufizuese, bashkë me landet vendosi, që të aplikojë rregulloren e detyrimit për paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit, të shërimit apo testin aktual ndaj koronavirusit. Duke nisur nga 11 tetori do të përforcohet edhe më shumë presioni ndaj të pavaksinuarve. Deri tani testet janë falas, por nga tetori testi do të jetë me pagesë nga 35 deri në 50 euro, në aeroporte madje testi do të kushtojë 60 euro. Kush nuk është i vaksinuar në të ardhmen do të duhet të paguajë testin ndaj koronavirusit për të marrë pjesë në aktivitetet e jetës në shoqëri. Përjashtime do të ketë vetëm për fëmijët dhe ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore./DW

Etiketa: rregulla anti-CovidVaksinimi

Lajme të lidhura

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane
Botë

Zbehen shpresat për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, çmimi i naftës rritet përsëri

09:27 - 11/05/26
Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe
Botë

Rusia feston 9 Majin nën tensione të larta, ja pse parada e këtij viti ishte ndryshe

15:35 - 09/05/26
Starmer: Do shkatërrojmë rrjetin kriminal që kalon përmes Ballkanit
Botë

Fundi i dominimit tradicional? Britania përballet me ndryshim historik politik

15:05 - 09/05/26
Para
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra zjarri ende aktive, intensiteti më i lartë në Karaburun dhe në Majën e Rrunës

Bilanci i zjarreve/ Vatrat aktive, kërkohet ndërhyrje nga ajri

TË FUNDIT

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit
Aktualitet

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26

Një mega tender me vlerë prej 15 milion e 716 mijë euro është hapur nga Ergys Verdho, drejtori i Hekurudhave...

Lexo më shumë
Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

Projektligji, hyrja në BE sjell ndryshime në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve dhe rritje çmimesh

08:48 - 12/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 12/05/26
Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Shqipëria shënon ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Europës me më shumë divorce

07:55 - 12/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Maj 2026

07:38 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com