GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dy nxënës plagosen rëndë pas sherrit në Kamëz/ Si po dështon arsimi dhe siguria në shkolla

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy nxënës plagosen rëndë pas sherrit në Kamëz/ Si po dështon arsimi dhe siguria në shkolla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një konflikt i dhunshëm mes adoleshentësh ka lënë të plagosur dy nxënës  në Kamëz, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje çështjen e sigurisë në shkolla.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, sherri ka nisur rreth orës 10:50 të mëngjesit në bulevardin “Nënë Tereza”, pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”. Fillimisht, konflikti mes disa shtetasve të mitur, të moshave 15-17 vjeç, dyshohet se ka nisur brenda ambienteve të shkollës dhe më pas ka vazhduar jashtë. Në përleshje janë përfshirë rreth pesë persona.

Si pasojë e përdorimit të një mjeti të mprehtë, dy 16-vjeçarë, me inicialet A.L. dhe B.T., kanë marrë plagë të rënda, ku njëri prej tyre me plagë në kraharor. Menjëherë, dy adoleshentët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë serioze. Gjithashtu, një bashkëmoshatar i tyre ka marrë dëmtime të lehta, por është jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se ka ndërhyrë duke shoqëruar disa prej personave të përfshirë në konflikt dhe po vijon me marrjen e dëshmive. Një grup hetimor po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë, shtuan të njëjtat burime.

Kjo ngjarje tragjike sjell edhe njëherë në vëmendje problematikën e akteve të dhunshme që vijojnë të ndodhin në shkollat shqiptare, pavarësisht premtimeve të autoriteteve. Incidenti i sotëm, i cili vjen pas një sërë ngjarjesh të rënda të raportuara muajt e fundit, siç ishte vrasja e një 14-vjeçari në dhjetor të vitit të kaluar, konfirmon dështimin e masave të marra. Edhe pas asaj tragjedie, autoritetet njoftuan marrjen e masave shtesë të sigurisë, por ngjarje të tilla të dhunshme vazhdojnë, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e tyre dhe nevojën për një qasje më të thellë në edukimin dhe sigurinë e brezit të ri.

Etiketa: KamëzKryesore1sherr

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
“Fundi i Epokës Veliaj? Qeveria Vendos për Shkarkimin  e tij. Rama  takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun!

Lëvizje të reja në qeveri, ndryshime te Financat dhe Ministria e Jashtme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com