Në një nga diskotekat e Prishtinës ka ndodhur një sherr masiv. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa në sfond dëgjohet kënga e këngëtarit Lyrical Son. Në videon e publikuar nga ‘Gazeta Express’ dy burra konfliktohen fizikisht në ambientet e brendshme të clubit. Nuk dihet se përse ka nisur konflikti mes tyre apo nëse ka vijuar më tej.
Për ti ndarë është dashur ndihma e “security”. Të rinjtë shihet që nuk lëvizin nga vendi, pasi janë të shtangur nga ajo që shikojnë.