Një shqiptar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Itali. Lapresse shkruan se një sherr ka ndodhur mes shqiptarëve në Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo di Val di Cecina, në provincën e Pizës. Konflikti ka agravuar në përdorimin e armës, ku dhe ka mbetur i vrarë një shqiptar.
Deri më tani lidhur me situatën ende nuk dihet identiteti i shqiptarit dhe as shkaqet e vrasjes.
Karabinierët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, të cilët kanë rrethuar zonën, ndërkohë që rrethanat janë ende të paqarta.
Po ashtu në mediat italiane shkruhet se nga ngjarja mund të ketë persona të arratisur.
Discussion about this post