Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se gjatë sherrit ka mbetur i plagosur një 33-vjeçar.
Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Olsi Dervishaj. Menjëherë pas ngjarjes Dervishaj është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku i është dhënë ndihma mjekësore.
38-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjithë qytetin dhe po punon për kapjen e tij.
Discussion about this post