GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

08:45 - 27/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer në Komisionin e Prokurimit Publik gjatë javëve të fundit në lidhje me tenderëte e AKSHI-t. Më e fundit ka të bëjë me tenderin e shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me fond limit rreth 2.6 milionë euro, për ndërtimin e platformës kombëtare ACRIS (Albanian Current Research Information System).

Kompania INTECH+, në pronësi të Sokol Sinanit, i njohur si ortak i ish-ministrit Ilir Beqaj dhe përfitues i madh i tenderëve të teknologjisë së informacionit, ka dorëzuar dje një ankesë në KPP, ku hedh akuza të forta për paracaktim të fituesit.

Në ankesë, Sinani ngre si problem kryesor mungesën e caktimit të kodit CPV, të cilin e cilëson kufizim të drejtpërdrejtë të konkurrencës:

“Mos­përcaktimi bën të mundur që OE të kufizohen dhe të mos marrin pjesë në këtë procedurë duke lindur dyshimin e arsyeshëm të bazuar në këtë provë, se Autoriteti qëllimisht ka kufizuar konkurrencën artificialisht duke shkuar ndesh me parimet themelore të procedurave të prokurimeve publike. Gjithashtu AK ka cënuar OE duke fshehur informacion, duke mos qenë i qartë në atë çfarë kërkon, pasi mosparaqitja e këtij kodi, kufizon të drejtën për informim të OE, kufizon ata në të marrin pjesë në procedurat që i shohin të arsyeshme në kuadër të objektit të tyre të aktivitetit dhe më gjerë.”

Sinani kërkon heqjen e këtij kufizimi dhe ka vënë në dukje edhe një tjetër kusht të debatueshëm: detyrimin që punonjësit e kompanive pjesëmarrëse të kenë figuruar në listë-pagesa për të paktën tre muaj para dorëzimit të ofertës.

Sipas tij, ky kriter është i padrejtë dhe përdoret shpesh për të eliminuar konkurrencën reale.

Përplasjet në KPP për tenderët e AKSHI kanë shpërthyer hapur pas rikthimit të Gerond Meçes i Advanced Business Solution, pas dy vitesh “zbythjeje” të detyruar, shkaku i së cilës dyshohet se lidhet me disa përgjime.

Në anën tjetër, “furtuna” ka nisur në krahun e Ermal Beqirit, i cili tashmë është futur në radarin e SPAK.

Vetë Sinani, përveç INTECH+, është gjithashtu pronar i Dat Log, një tjetër kompani që ka marrë tenderë të rëndësishëm nga AKSHI, shpesh në partneritet me Meçcen.

Tenderi i AKSHI-t parashikon ndërtimin e një platforme kombëtare për menaxhimin elektronik të titujve akademikë, gradave shkencore, revistave dhe projekteve kërkimore të financuara. Kontrata është e ndarë në 166.6 milionë lekë për implementim dhe 83.3 milionë lekë për mirëmbajtje, me një afat 9-mujor për implementimin dhe 24-mujor për mirëmbajtjen.

/skyweb.al/

Etiketa: AKSHIDat Logermal beqiriIlir BeqajINTECH+Kryesore1Sokol Sinanitender

Lajme të lidhura

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
Aktualitet

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës
Aktualitet

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Para
Lezhë/ Zjarri në restorantin e dasmave në pronësi të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë

Lezhë/ Zjarri në restorantin e dasmave në pronësi të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike në kuzhinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
Aktualitet

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaron në një konferencë për mediat nga selia blu se Këshilli i Mandateve...

Lexo më shumë
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com