Një 38-vjeçar në gjendje të dehur është konfliktuar me një grua mesditën e sotme në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 14:30, në rrugën “Skënder Luarasi” 38 vjeçari me inicialet A.K. u konfliktua verbalisht me shtetasen E. T.
38-vjeçari ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.
Policia njofton se aktualisht ai ndodhet në spital duke marrë ndihmën përkatëse mjekësore, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.