GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sherr për inate personale”/ Vëllai i policit që u konfliktua me kamarierin: Ardiani u godit nga pronari i hotelit me 15 persona, ka dëmtime

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sherr për inate personale”/ Vëllai i policit që u konfliktua me kamarierin: Ardiani u godit nga pronari i hotelit me 15 persona, ka dëmtime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Flamur Isufi është vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi që një ditë më parë në restorantin e një hoteli në Vlorë dhunoi bashkë me mikun e tij, një kamerier që i kishte ngatërruar porosinë, duke çuar në tavolinën e tyre një shishe ujë më tepër.

“Video nuk është e plotë, vëllai ka larguar kamerierin, ai ka vazhduar debatin me personin tjetër personi që ka goditur nuk është vëllai im”, thotë vëllai i Arben Isufit, Flamuri.

Pavarësisht se kamerat e sigurisë së lokalit fiksuan momentin e rëndë, kur oficeri i policisë jashtë shërbimit u përfshi në incidentin fizik me adoleshentin që pasi i shërbeu si kamerier përfundoi i keqtrajtuar prej tij për shkak të keqkuptimit të porosisë, Flamur Isufi ndalet vetëm tek dhuna që u ushtrua ndaj vëllait të tij.

“Vëllai im është me shpatull të thyer, fraktura në fytyrë dhe në trup. Është goditur në lokal duke pirë kafe nga pronari dhe nga 15 persona dhe video është hequr, vëllai të mbajë përgjegjësi për gabimet që ka bërë, ata të mbajnë përgjegjësi për gabimet e tyre”, shprehet ai.

“Ka ardhur babai i fëmijës, janë sqaruar dhe janë ndarë si miq, nuk kishte konflikt këtu. Këto janë inate personale se vëllai ka qenë shef qarkullimi në Vlorë. Nëse ka faj të mbajë përgjegjësi për pjesën që i takon”, shton Flamuri.

Ish-shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, së fundmi i caktuar me detyrë si efektiv kufitar në Dibër u pezullua menjëherë nga detyra, ndërsa vetë kryeministri Rama kërkoi përjashtimin e plotë të tij nga radhët e policisë dhe dorëzimin përpara drejtësisë.

gijotina.com/

Etiketa: rrahja e kamerieritVlore

Lajme të lidhura

2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin
Aktualitet

Durrës, gjendet e pajetë në shtëpi turistja e huaj

14:48 - 08/10/26
“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara
Kosovë & Rajon

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit
Aktualitet

Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit

14:24 - 08/10/26
Para
Sherr për lojën e dominosë në Durrës, i moshuari i fut thikën shokut

Sherr për lojën e dominosë në Durrës, i moshuari i fut thikën shokut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fundjava rikthen Superioren, e gjithë vëmendja te derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana
Sport

Fundjava rikthen Superioren, e gjithë vëmendja te derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana

15:07 - 08/10/26

“Abissnet Superiore” rikthehet këtë fundjavë, teksa kalendari për javën e 6-të i rezervon të gjitha përballjet në dy ditë, pra...

Lexo më shumë
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

Durrës, gjendet e pajetë në shtëpi turistja e huaj

14:48 - 08/10/26
“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Kurti pas takimit me presidenten e re: Kemi shumë sfida përpara

14:33 - 08/10/26
Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit

Shkelma dhe dhunë, momenti kur policia shoqëron me forcë protestuesit

14:24 - 08/10/26
“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

14:11 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com