Një përplasje me tone të ashpra ka ndodhur sot në selinë e Partisë Demokratike, mes dy drejtues degësh dhe Flamur Nokës.
Drejtuesit e degës së Fushë Krujës dhe Krujës kanë shkuar të kërkojnë sqarim nga Noka pasi kundështojnë shkrirjen në 1, të dy degëve të tyre.
Brenda mbledhjes ka qenë edhe deputeti i zonës Arjan Ndoja. Përplasjet me tone të ashpra janë dëgjuar edhe jashtë dyerve të PD.
Ndërkohë është dashur ndërhyrja e vetë Berishës për t’u ulur tonet dhe liruar salla, pasi përplasja ka ndodhur pak para se të mblidheshin koordinatorët dhe drejtuesit politikë.
gijotina.com/










Discussion about this post