GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas një konflikti banal ndërroi jetë Ismail Aliaj, 63 vjeç.
Sipas burimeve nga policia e Vlorës, ngjarja ka ndodhur për një konflikt të disa ditëve më parë që djali i viktimës, i cili gjithashtu mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmën mjekësore në spital, ka pasur me personin i cili ka goditur të atin e tij me grushte e shkelma dhe për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen.
Konfirmuar nga burimet policore, babë e bir, kanë shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të gjetur autorin e ngjarjes dhe për të sqaruar konfliktin. Autori ka qenë në makinë në ato momente me familjen e tij, pasi sapo kishte nxjerrë djalin nga spitali, ku viktima me të birin i janë afruar. Kanë debatuar me fjalë dhe më pas situata ka degraduar në fyerje e sharje. Duke qenë se autori ka shtëpinë aty pranë, kanë ndërhyrë në konflikt edhe dy shokë të tij. Aty ka nisur një konflikt fizik mes palëve me shkelma dhe grushte.

Autori e ka goditur 63-vjeçarin Ismail Aliaj dy herë me grushte dhe një herë tjetër me shkelm. Viktima është përplasur në tokë dhe ka gjetur vdekjen. Konfirmohet gjithashtu se viktima ka pasur edhe probleme në zemër, ku është operuar më parë dhe, krahas goditjes, mund të ketë qenë një ndër faktorët që i ka shkaktuar vdekjen.

Autori, së bashku me dy shokët e tij, më pas janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim. Gjithashtu, krahas viktimës i cili është dërguar në spital, por nuk ia ka dalë dot, djali i tij është dërguar gjithashtu në spital për ndihmë mjekësore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Viktimës i kanë djegur edhe automjetin rreth një muaj më parë, por siç konfirmohet nga policia, kjo ngjarje s’ka lidhje me djegien e makinës që ka pasur viktima.

gijotina.com/

Etiketa: Vrasja ne Vlore

Lajme të lidhura

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…
Aktualitet

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…

10:20 - 16/09/26
Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë
Aktualitet

Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

10:05 - 16/09/26
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive
Aktualitet

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

09:50 - 16/09/26
Para
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…
Aktualitet

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…

10:20 - 16/09/26

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Nicolae Stefanuta, ka shprehur mbështetjen e tij për protestuesit në Tiranë, duke thënë se situata në...

Lexo më shumë
Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

10:05 - 16/09/26
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

09:50 - 16/09/26
Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com