GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sherri në Golem për pagën, publikohen pamjet nga dhuna barbare ndaj kamerierit 18-vjeçar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherri në Golem për pagën, publikohen pamjet nga dhuna barbare ndaj kamerierit 18-vjeçar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë publikaur pamjet e konfliktit që përfundoi me plagosjen e kamerierit 18-vjeçar në një lokal hoteli në Malin e Robit, në Golem.

Pamjet tregojnë vetëm pjesën e sherrit jashtë lokalit. Ajo çfarë ka ndodhur brenda lokalit nuk dihet, pasi nga veprimet procedurale të grupit hetimor në vendngjarje rezultoi se DVR-ja e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot ishin prerë.

Në video shihet momenti kur 18-vjeçari Genti Nela del me vrap nga lokali, në përpjekje për t’i shpëtuar dhunës dhe ndjekjes nga disa persona. Në një moment, i riu ndalet, kthehet dhe godet me grusht Florian Habilajn, i cili rrëzohet në tokë. Menjëherë pas kësaj, 4 personat e proceduar tashmë penalisht vijojnë ta godasin 18-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi më 27 gusht, ditën kur kamerieri Nela u njoftua se duhej të largohej nga puna si kamerier.

Mbrëmjen e 27 gushtit, heqja nga puna iu komunikua papritur. 18-vjeçari kërkoi shpjegime se përse nuk ishte njoftuar më herët, për t’i dhënë mundësinë të gjente një tjetër punë. Heqja në këtë mënyrë e linte dhe pa pagën e të paktën 20 ditëve pune.

Genti Nela mësohet se sapo ka përfunduar gjimnazin dhe kishte kërkuar një punë sezonale për të siguruar të ardhura për veten. Mësohet se edhe në sezonet e mëparshme, dhe pse i mitur, kishte punuar si shumë të tjerë, ndërsa për këtë sezon i ishte premtuar punësimi disa muaj para hapjes së lokalit.Sipas deklaratës së tij, gjatë punës është përballur me komunikime dhe keqtrajtime verbale, ndërsa dita e fundit e punës përfundoi me konflikt fizik brenda dhe jashtë lokalit dhe më pas në spital.

18-vjeçari përfundoi me 2 qepje mbas koke, 1 dhëmb të  thyer dhe frakturë në hundë.

4 ditë pas ngjarjes, në Gjykatën e Durrësit, dje, i arrestuari Florian Habilaj u shfaq me një fashë të vogël në pjesën e sipërme të kokës.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar edhe xhaxhai i 18-vjeçarit, 47-vjeçari Melson Nela. Sipas Policisë, ai u kap me një kallashnikov në makinë teksa dyshohet se po shkonte drejt hotelit me qëllim hakmarrjen.

Ky version është mohuar nga 47-vjeçari, që akuzohet për armëmbajtje pa leje, në gjykatë.Ndërkohë, njëri nga vëllezërit pronarë të hotelit Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, i njohur i tyre dhe kamerier në lokal, janë lënë arrest në burg për 45 ditë. Ata akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Bashkëpronari tjetër, Arbër Habilaj, është shpallur në kërkim, ndërsa një tjetër person po hetohet në gjendje të lirë.Pamjet e siguruara hedhin dritë mbi atë që ndodhi jashtë lokalit, por hetimi duhet të zbardhë edhe momentet e konfliktit brenda tij, aty ku mungojnë pamjet filmike.

Etiketa: Golemkamariersherr

Lajme të lidhura

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje
Aktualitet

Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

18:34 - 11/10/26
Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi
Aktualitet

Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia, në krye të listës për të pestin vit radhazi

18:01 - 11/10/26
Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë
Aktualitet

Shqiptari ndjek ish-partneren deri në piceri, gruaja mbyllet në tualet dhe telefonon policinë

17:30 - 11/10/26
Para
Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy qytetarëve: Nuk ka as ambulancë dhe as shërbim urgjence

Banorët e Vaut të Dejës në protestë pas vdekjes së dy qytetarëve: Nuk ka as ambulancë dhe as shërbim urgjence

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!
Breaking Views

“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!

21:32 - 11/10/26

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijon për të 134-ën ditë, ndërsa pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë u janë bashkuar...

Lexo më shumë
“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

21:26 - 11/10/26
“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!

“Rama, diga që mban në këmbë krimin”/ 134 ditë në shesh, aktivisti: Nuk heqim dorë!

21:18 - 11/10/26
“Mos flisni, ju japim para”/  Salianji denoncon fshehjen e ngjarjes: Elektriçisti ndërroi jetë në krye të detyrës

“Mos flisni, ju japim para”/ Salianji denoncon fshehjen e ngjarjes: Elektriçisti ndërroi jetë në krye të detyrës

21:08 - 11/10/26
Aktivisti: Socialistët votuan në rresht Territorialen për shpopullimin e vendit

Aktivisti: Socialistët votuan në rresht Territorialen për shpopullimin e vendit

20:57 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com