GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sherri me armë për parakalimin në autostradën Tiranë-Durrës, kapet njëri nga të kërkuarit

15:57 - 11/08/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Sherri me armë për parakalimin në autostradën Tiranë-Durrës, kapet njëri nga të kërkuarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është arrestuar njëri nga personat e shpallur në kërkim për të shtënat me armë zjarri gjatë natës së 3 gushtit në autostradën Tiranë-Durrës. Një sherr për parakalimin e makinave ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit në autostradën “Durrës-Tiranë”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të datës 3 Gusht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në lidhje me ngjarjen e datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., ndaluan shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj (kushëri i të shpallurit në kërkim), pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri, shtetasi E. D. Punohet intensivisht për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit A. D., si dhe për kapjen e shtetasit E. D, i shpallur në kërkim”-njofton policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të së dielës, në autostradën Durrës-Tiranë, ku pas një përplasjeje verbale për një parakalim me makinë, situata ka degraduar në dhunë me armë.

Shtetasit Emiljano Domi, 46 vjeç dhe Elton Domi, 40 vjeç, të dy banues në Xhafzotaj, kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte shtetasi L. Sh., 35 vjeç.

Për pasojë, 35-vjeçari ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

gijotina.com/

Etiketa: ArrestimXhafzotaj

Lajme të lidhura

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte
Aktualitet

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Para
Zjarr pranë Syrit të Kaltër, turistët evakuohen, në rrezik parku rreth burimit

Zjarr pranë Syrit të Kaltër, turistët evakuohen, në rrezik parku rreth burimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur
Aktualitet

Ndalohet në Kakavijë, 17-vjeçari i akuzuar për abuzim me një të mitur

12:12 - 04/04/26

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar këtë të shtunë një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka...

Lexo më shumë
Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

Magazina e kanabisit në Peqin, kamera nxjerr zbuluar policët, lanë Romario Hasën të ikte

12:01 - 04/04/26
GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com