GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sherri mes Ballukut dhe Ibrahimajt, si u tërhoq Rama nga shkarkimi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherri mes Ballukut dhe Ibrahimajt, si u tërhoq Rama nga shkarkimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje lidhur me shkarkimin e beftë të një dite më parë të Delina Ibrahimajt nga posti i ministres së Financave, vendim që më pas u mohua jo vetëm prej saj, por edhje nga Kryeministri Edi Rama.

Por nëse shkarkimi formal i Ibrahimajt është mohuar, përplasja në mbledhjen e qeverisë është fakt.

Një burim qeveritar i tregoi Lapsi.al më shumë detaje për sherrin mes Belinda Ballukut dhe Delina Ibrahimajt.

Zv.kryeminstrja i kërkoi llogari Ministrës së Financave për dy projekte që kishin ngecur. Fjala ishte për projektin e hekurudhës Vorë-Hani Hotit që financohet me fonde ndërkombëtare dhe për Bypassin e Tiranës.

Delina Ibrahimaj i argumentoi kufizimet buxhetore zëvendëses së Edi Ramës, por Belinda Balluku reagoi ashpër ndaj saj dhe nuk e pranoi justifikimin. Pas përplasjes verbale në mbledhje qeverie, Balluku shkoi në zyrën e Ramës për të treguar çfarë kishte ndodhur.

Më pas ishte Rama që në inat e sipër thirri një mbledhje tjetër urgjente të qeverisë, ku iu komunikua shkarkimi Delina Ibrahimajt. Pas këtij momenti lajmi iu servir nga brenda qeverise mediave pranë Edi Ramës, fillimisht Albanian Post të Baton Haxhiut e më pas Top Channel.

Por ndërsa mediat u mbushën me lajmin e shkarkimit, duket se Rama reflektoi në momentet e fundit me ndërhyrjen e njerëzve të tij të afërt, për të mos e komunikuar këtë vendim për shkak të jehonës në publik. Aq më tepër që vinte pak ditë pasi kishte shkarkuar në mënyrë demonstrative, Bledi Çuçin nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Nisur nga kjo, Edi Rama dhe Delina Ibrahimaj u detyruan të mos e pranonin shkarkimin teksa u pyetën nga mediat kur po hynin në Asamblenë e PS-së.

Por shkarkimi i Ministres së Financave është fakt, thjesht koha kur do të komunikohet ky vendim me sa duket është shtyrë për një afat tjetër.

Edhe media që e publikoi fillimisht, në një shkrim të mëvonshëm i qëndroi lajmit të shkarkimit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë pas “ngujimit” dy ditor në Tepelenë, aty ku kabineti qeveritar është mbledhur për një retreat.

A do t’i presë tani “kokat” e disa ministrave Edi Rama apo do të presë muajin shtator?!

Etiketa: BallukuBrahimajKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Para
I ka acaruar të gjithë, Mbappe “censurohet” nga PSG

I ka acaruar të gjithë, Mbappe "censurohet" nga PSG

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri”...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com