GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sherri në Hamallaj, flasin të dhunuarit: Na thanë do lahet me gjak..

09:46 - 31/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sherri në Hamallaj, flasin të dhunuarit: Na thanë do lahet me gjak..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Hamallaj, anëtarë të familjes Kaçi kanë folur për mediat.
80-vjeçari Pjetër Kaçi, i cili ishte i pari që u dhunua nga pjesëtarë të familje Nikolla ka treguar motivin e konfliktin dhe çfarë ndodhi ditën e djeshme.

Për News 24, Pjetër Kaçi tha se me Nikollajt janë të afërm dhe se dje është sulmuar kur po çonte bagëtitë për të kullotur.

Shkak për ngjarjen e djeshme, që solli dhe arrestimin e gardistit Martin Nikolla, pjesëtar i grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla është bërë një konflikt i vazhdueshëm për motive pronësie për një rrugë mes familjeve Kaçi dhe Nikolla.

Kjo e fundit dhe pse ka një rrugë para banesës, por kërkon të përdorë rrugën tjetër që kalon në pjesën e familjes Kaçi.

Fillimisht dje është sulmuar i moshuari Pjetër Kaçi, më pas kanë ndërhyrë djemtë e tij, teksa Martin Nikolla me detyrë pjesëtar i grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Nikolla ka qëlluar me armë ndaj familjes Kaçi.

“Ka hyrë fërkimi për dy kolona. Tjetër gjë nuk kam pas me ta. I kemi pas nënat motra, i kam të afërm. Unë i kam prurë këtu. Shteti mbaroi detyrën e vet, sepse kolonat nuk duhet t’i kishte prishur pa vendim gjykate.

Më pas erdhën për të prishur këtë rrugën këtu. Unë nuk di se qysh me bo me ata. Gruaja e Martinit ka ardhur këtu dhe më ka sharë, ka thënë fjala të pista. Dhe gruan e tij e kam të afërme. Këta janë prishur mendsh, kujtojnë se kanë prekur qiellin me dorë. Kanë myt veten dhe mua.

Dje unë shkova çova lopën në parcelë. Ka qenë plan i kurdisur. Ka ardhur djali i madh. Më tha hë, shyqyr që më fole, dhe erdhi prej atje këtu dhe tha do të lahet me gjak ky vend. Më pas erdhën kalamajtë dhe gruaja ime.
I kam çuar pleqtë me zakon të Mirditës, nuk i ka pranuar. Nuk e di ku i kam rënë në qafë”, tha i moshuari.

Djali i tij, dhe ai i dhunuar gjatë konfliktit me shkopa bejsbolli tha se familja Nikolla kërkon rrugë në oborrin e tij të shtëpisë. Ai theksoi se kjo nuk pranohet dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa.

“Babai im ka qenë duke çuar bagëtinë në parcelë. I kanë dalë para dhe i kanë thënë pse sheh nga ne. Arbeni i ka dalë përpara dhe i ka thënë do lahet me gjak ky vend. Ka dalë dhe nëna ime për të mos i lënë të bëjnë debat.

Ata kanë thënë duam çunat. Dolëm ne, filloi konflikti, morën shkopa bejsbolli e filluan duke qëlluar. Ata kanë pritur që të ishim ne. Aty nisi konflikti, shkuan e morën armën, qëlloi në oborr të shtëpisë nga ne. Fati jonë që nuk kemi pasur lëndime.

Konflikti ka nisur dhe për këtë rrugë sepse ka pasur një gentplan që ma kanë lënë shtëpinë pa oborr fare. Ky komshi këtu ka letra e të gjitha, e ne të mos na i japin është e padrejtë. I bëj thirrje Edi Ramës. Ata më kërkojnë rrugë në oborr të shtëpisë, kjo nuk pranohet dhe do ketë përshkallëzim nëse nuk merr shteti masa. Rrugën e kanë para banesës, kërkojnë dhe rrugë në derë të shtëpisë sime.

Ne ishim duke u zënë, kur njëri vëlla ka shkuar ka marrë armën dhe ka qëlluar. Kanë qenë 4 vëllezërit Nikolla, me gratë, më pas kemi ardhur ne. Ata vijnë këtu na ofendojnë, duke bërë të fortin”, tha djali.

Etiketa: flasin të dhunuaritkonflikti ne HamallajKryesore1

Lajme të lidhura

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin
Aktualitet

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Para
Shqipëria e atyre që e shesin shtetin për të blerë vota!

Shqipëria e atyre që e shesin shtetin për të blerë vota!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26

Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV....

Lexo më shumë
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com