Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Sarandë, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur në Ksamil.
Policia ka dhënë detaje për konfliktin e ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur ”4 valltarët”.
Blutë kanë njoftuar se shtetasit Tiku Ahmeti, Flamur Ahmeti, Luli Ahmeti të cilët u goditën nga shtetasi Gj. A., janë transportuar për në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Discussion about this post