GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sherri për tenderin 860 MLN lekë, Berberi pajton nipin e Sadri Abazit me Salillarin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Sherri për tenderin 860 MLN lekë, Berberi pajton nipin e Sadri Abazit me Salillarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) i drejtuar nga Evis Berberi mbetet më i lakuari në KPP, ku i dalin të palarat nga denoncimet. Këtë herë fjala është për tunelin e segmentit  Kardhiq-Delvinë, ose ndryshe Tuneli i Skërficës.

Pasi u ankua në KPP për parregullsitë e tenderit të mirëmbajtjes, nipi i ish-deputetit të PS-së Sadri Abazi është tërhequr papritur nga denoncimi, duke i lënë të lirë rrugën kundërshtarit.

Vetëm ndërtimi u ka kushtuar 20 milionë euro taksapaguesve, por Berberi vazhdon të shpenzojë për këtë tunel dhe paratë i ndan me oligarkët e tenderëve.

Për këtë prokurim, më datë 21 korrik 2023 u skualifikuan 3 ofertat e tjera dhe mbeti vetëm “Salillari” për t’i marrë lekët pa konkurrencë. Në lojë janë 860 milionë lekë dhe Berberi, ashtu siç ishte paracaktuar, ia fali menjëherë oligarkut Pëllumb Salillari. Për këto shkelje tenderi mori “Flamur të Kuq” nga monitoruesi Open Data Albania.

Denoncimi

Tenderi ka përfunduar për herë të dytë në KPP. Konkretisht, më datë 28 korrik 2023 është bërë denoncimi nga firma “Alko Impex Construction” SHPK, në pronësi të Arbër Abazit, nipit të ish-deputetit Sadri Abazi.

Me pak fjalë, luftë mes oligarkëve për të zhvatur këtë fond nga buxhetit i shtetit. Sipas dokumentit, Abazi e ka bërë denoncimin një javë pasi u shpall fituesi. Sipas tij, “Salillari” nuk përmbush kriterin ku duhet të deklarojë që ka stafin e nevojshëm të certifikuar dhe të licencuar për mirëmbajtjen e tunelit.

“Duke marrë në konsideratë kriteret kualifikuese te parashikuara ne dokumentet standarde, ligjin përkatës dhe kapacitet teknike te shoqërisë Salillari ShPK, çmojmë se oferta e kësaj shoqërie duhet te ishte skualifikuar ne kushtet kur nuk përmbush disa prej kritereve të parashikuara ne DST si me poshtë: 2.3.4 Operatori ekonomik pjesëmarrës, për realizimin e shërbimeve / punimeve objekt-kontrate, duhet të disponojë personelin kryesor, drejtues teknik në licencën e shoqërisë, si më poshtë: – 1 (një) Inxhinier Ndërtimi (Profili Infrastrukturë e transportit) – 1 (një) Inxhinier Mekanik / Elektrik / Elektronik”, thuhet në ankesën e Abazit.

 

 

Anulimi

Por, teksa KPP po verifikonte këto mangësi, në mënyrë të pashpjegueshme, Abazi hoqi dorë nga ankesa më datë 13 shtator 2023.

“Me shkresën me objekt “Heqje dorë nga shqyrtimi i ankesës për procedurën e prokurimit me objekt “Mirëmbajtja e rrugës Kardhiq – Delvinë, Loti 7 (Tuneli)”, protokolluar në Komisionin e Prokurimit Publik me shkresën nr. 1870/7 prot., datë 13.09.2023, operatori ekonomik ankimues “Alko Impex Construction” SHPK, ka paraqitur pranë Komisionit të Prokurimit Publik një kërkesë për tërheqjen nga ankesa”, theksohet në dokument.

Dhe si rrjedhojë, hetimet nuk kanë vazhduar, edhe njëherë tjetër iu la rruga e lirë Pëllumb Salillarit. KPP lehtësohet nga vendimmarrja dhe Berberi është i lirë të qethë këtë fond në favor të oligarkut Salillari.

 

Denoncimi i parë

Por duhet të kujtojmë se kjo ishte ankesa e dytë e bërë për këtë tender, ku kërkohet që Salillari të skualifikohet. Më datë 24 korrik 2023, kjo procedurë është ankimuar në KPP edhe nga firma “A & E Engineering” SHPK. Për të cilën nuk u bë publik asnjë vendim. Çka na tregon edhe njëherë se “Salillari” ka krijuar një rrjet të mbyllur me ARRSH-në dhe askush nuk mund të ndërhyjë në aferat ku ai merr pjesë. Madje as institucionet si KPP, që duhet kenë rol rregullator nuk marrin vendime kundër tij. Më poshtë është dokumenti që tregon se KPP e ka administruar denoncimin e kompanisë tjetër, “A&E Engineering” shpk.

Nga vorbulla e korrupsionit, aksi Kardhiq-Delvinë është kryer në një vrimë të zezë që thith para, ku ‘armëpushimet” e oligarkëve vërtetojnë më së miri këtë gjë.

Vlen të theksojmë se pavarësisht këtyre shpenzimeve dhe ceremonive që bënë Berberi me Ballukun, aksi Kardhiq-Delvinë vazhdon të ketë probleme. Tuneli ka pësuar shembje disa herë, duke krijuar rrezik për njerëzit dhe mjetet që kalojnë. Gjithashtu, këto shembje kanë bërë që të rriten kostot për riparimin dhe mirëmbajtjen e tij.

Kujtojmë se në lidhje me ndërtimin e kësaj rruge janë zhvilluar hetime edhe nga SPAK-u. Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato është thirrur në tetor të vitit të kaluar në SPAK për një kallëzim të bërë nga kompania “Gjoka Konstruksion”. Bëhej fjalë për veprën penale “shkelje e barazisë në tenderë”.

Lexo edhe: 1 vit pas përurimit, ARRSH shpenzon 800 mijë euro plus për tunelin e Skërficës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: arber abaziEvis BerberiPellumb SalillariSadri Abazi

Lajme të lidhura

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses
Breaking Views

Bllokimi i pagave nga qeveria/ Magjistratët: Pagesat të ekzekutohen menjëherë, po sfidohet vendimi i Kushtetueses

20:53 - 05/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Tiranë, vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër

Nuk ndalet vala e arrestimeve, prangosen 11 persona në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com