GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sherri te Kepi i Rodonit/ Provinca Françeskane: Pronësia që në 2008..

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sherri te Kepi i Rodonit/ Provinca Françeskane: Pronësia që në 2008..
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sherri për pronën te Kepi i Rodonit ka vënë në pranga 8 persona, mes tyre edhe ish-deputeti socialist, Mark Frroku.

Pas ngjarjes, ka reaguar edhe Provinca Françeskane, e cila thotë se tokën e kanë përfituar me një vendim gjykate në vitin 2008, ndërsa thekson se distancohet nga dhuna.

Në deklaratën e tyre, thuhet se pronën e kishin marrë me leje dhe ishin vënë në dijeni strukturat që toka në fjalë do të rrethohej nga ana e Provincës Françeskanë.

Mes të tjerash në deklaratë sqarohet se Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” nuk ka përfaqësuese të saj Ana Shtjefnin, pasi kjo e fundit ka pasur një kontratë qiraje me objekt pronën e Kishës, e cila ka përfunduar më 14.04.2023.

DEKLARATA E PLOTË:

Enti Fetar, Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” me qendër në Shkodër është subjekt juridik shqiptar që prej vitit 1992, dhe ka shtrirje të pronave dhe objekteve fetare në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Provinca Françeskane “Zoja Nunciatë” deklaron se distancohet dhe është kundër çdo lloj dhune.

Në lidhje me ngjarjen e datës 29 Tetor 2023 në hyrje të Kepit të Rodonit bëjmë me dije sa më poshtë vijon:

– Provinca ka lidhur një kontratë sipërmarrje kryerje punimesh me firmën AML Group shpk për kryerjen e instalimit të rrjetit të rrethimit ekzistues të pjesës jugore të pronës dhe ka filluar punën për zbatimin e kontratës.
– Policia e Manzës ka shkuar në mëngjesin e datës 29.10.2023 në hyrje të Kepit të Rodonit, pasi ishte njoftuar për ndërtim pa leje. Punonjësit e firmës AML Group shpk që po kryenin punimet aty, anë sqaruar Policinë e Manzës duke i vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm dhe pasi u vërtetua se nuk bëhej fjalë për punime pa leje dhe se informacioni ishte i pasaktë, policia është larguar.
– Pas largimit të policisë, disa persona të identifikuar si familjarë të shtetasit Bajram Kaculi, kanë sulmuar me mjete të forta punëtorët e shoqërisë, e cila po zbatonte kontratën e sipërmarrjes. Për t’i ndarë ata, ka ndërhyrë një punonjës i Provincës i cili është dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë në spital. Në vendngjarje ka ardhur policia që ka shoqëruar personat e përfshirë aty në konflikt nga të dy palët dhe çështja është në ndjekje nga organet proceduese.
Në lidhje me Pronën e Provincës Françeskane “Zoja Nunciatë” në Kepin e Rodonit, sqarojmë sa më poshtë vijon:

– Provinca Françeskane, ka përfituar pronësinë në territorin e Kepit të Rodonit me Vendimin nr. 416 datë 31.01.2008 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Durrës dhe nuk ka pasur konflikt me asnjë shtetas. Për pronësinë e pasurisë nr.30/6 ka paraqitur pretendim një shtetas i katundit Shetaj. Normalisht për një pretendim të tillë ai shtetas duhet t’i drejtohet gjykatës, pasi kjo pasuri është regjistruar nga Provinca që në vitin 2008, ndërsa ky shtetas e ka të regjistruar në vitin 2019.

Kjo pronë në Kepin e Rodonit është pronë e Provincës Françeskane Zoja Nunciatë dhe jo e Kishës Katolike në Shqipëri.

– Pas ngjarjes së datës 29.10.2023, në disa Media është theksuar fakti se shtetësja Ana Shtjefni është përfaqësuesja e Provincës Françeskane. Sqarojmë se kjo nuk është e vërtetë, znj Shtjefni nuk është përfaqësuese e Provincës Françeskane.

Mes Provincës Françeskane dhe znj. Shtjefni në cilësinë e administratores së Shoqërisë Albania Tourist Resort ka pasur një marrëdhënie kontraktuale qiraje me objekt pronën e Provincës në Kepin e Rodonit, kontratë e cila nuk ka më fuqi ligjore prej datës 14.04.2023 pasi është zgjidhur nga Provinca Françeskane, për arsye të mospagimit të qirasë nga qiramarrësja për më shumë se gjashtë muaj të njëpasnjëshëm, rast i përsëritur për të dytën herë në harkun kohor të dy viteve. Që prej kësaj date, znj. Shtjefni nuk ka më asnjë të drejtë mbi këtë pronë.

Etiketa: Kryesore1Provinca FrançeskaneSherri te Kepi i Rodonit

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
Klani “Camorra” infiltrohet në Bashki, arrestohet 18 persona

Klani "Camorra" infiltrohet në Bashki, arrestohet 18 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh
Botë

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26

Raundi i parë i negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka përfunduar me atë që ndërmjetësit e Katarit dhe...

Lexo më shumë
Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26
Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

14:43 - 22/06/26
Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

14:12 - 22/06/26
Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

13:52 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet