GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sherrniku më tha se targat do ia jepte ‘shefit’”/ Detaje nga hetimet mbi masakrën në Don Bosko

17:41 - 10/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Sherrniku më tha se targat do ia jepte ‘shefit’”/ Detaje nga hetimet mbi masakrën në Don Bosko
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në servisin Auto Gago në Gjermani ku Nikollë Sherrniku vodhi targat që u përdoren në masakrën e Don Boskos, me një të vrarë dhe 5 të plagosur punonte djali i hallës së Ervis Martinaj, mbretit të bixhozit të zhdukur pa gjurmë. News 24 zbardh te plota detajet e dosjes, ku prova që fundosi Sherrnikun është dëshmia e një prej miqve të tij.

“Disa muaj para se Sherrniku të arrestohej në qytetin e Lezhës, ishte ne Gjermani. Ai më tha në telefon se ndodhej në servis “Gago” në Gladbek ku po interesohej për të blerë makinë. Atje kishte takuar vëllanë tim dhe si Elidon e Dorjan V,. të cilët janë shokët tanë të përbashkët. Sherrniku më tha se nuk kishte getur makinë, por servisi kishte marrë 3 palë targa gjermane dhe i kishte sjellë në Shqipëri”, tregon dëshmitari, mik i Sherrnikut. Ai shpjegon se Sherrniku i kishte thënë se targat do t’ia jepte Ervis Martinajt të cilin e thërriste shefi”, thuhet në dëshmi.

Kur makina e krimit u gjet e djegur në Likmetaj të Durrësit, policia zbuloi se targat i përkisnin një makine Audi në pronësi të Besnik Shlivovës. Ky i fundit e kishte sjellë makinën në Kosovë në muajin prill 2022 dhe e kishte shitur për skrap në Drenas. Ndërsa targat i kishte çuar në servisin e Gazmend Jakupit për t’i çregjistruar.

Oficerët udhëtuan drejt Gjermanisë dhe morën dëshminë e Gazmend Jakupit. Ai iu shpjegoi se e ka bërë çregjistrimin e targave dhe i dërgoi ato në një depo hekurishtesh te një shok i tij.

Ai tregoi se targat REHX112 dhe dy targa të tjera i kishte marrë në muajin maj, personi me emrin Nikollë Sherrniku i cili është nga Fushë Kuqja, afër Lezhës në Shqipëri.

Por kosovari Jakupi i shqetësuar se policia gjermane kishte nisur hetime për targat, ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për të sqaruar se nuk kishte lidhje me krimin. Ai ka shkuar në Fushë Kuqe ku ka takuar burrin e hallës së Ervis Martinaj, për shkak se djalin e tij e kishte punëtor të servisit.

Në takim me ta ai kishte kërkuar informacion për Nikollë Sherrnikun për të cilin kishte mësuar se ishte arrestuar për një ngjarje tjetër. Pas sigurimit të këtyre provave për Sherrnikun u caktua masë sigurie për akuzën e krijimit të kushteve për të kryer vrasje, ndërsa ka dyshime se pas masakrës janë njerëz të lidhur me Ervis Martinaj, ndonëse mbreti i bixhozit është zhdukur pa gjurmë prej muajsh./BalkanWeb/

Etiketa: don boskohetimemasakrasherrniku

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
VIDEO+Foto/ Xhensila lançoi këngën me Majkun, ndjekësit tallen në rrjet

VIDEO+Foto/ Xhensila lançoi këngën me Majkun, ndjekësit tallen në rrjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com